Politike 7 Shkurt 2022, 10:47

Nis “beteja” në Kushtetuese për shkarkimin e Metës, Dervishaj: Kam marrë laptopin për të shfaqur faktet

Shkruar nga Pamfleti
Nis “beteja” në Kushtetuese për shkarkimin e Metës,

Nis "beteja" në Kushtetuese për shkarkimin e Metës, Dervishaj: Kam marrë laptopin për të shfaqur faktet

Pak çaste më parë ka nisur në Gjykatën Kushtetuese seanca e radhës për të shqyrtuar kërkesën për shkarkimin ose jo të Presidentit Ilir Meta.

Në të njëjtën kohë kur juristët e Presidentit do të jenë para gjyqtarëve të Kushtetueses, Ilir Meta do të lexojë publikisht përgjigjet e 72 pyetjeve të bëra nga anëtarët e Gjykatës. Presidenti ka vendosur të mos marrë pjesë në seancë.

Më 3 shkurt Presidenca paraqiti një dosje prej 140 faqesh ku vihej në pikëpyetje legjitimiteti i Parlamentit që shkarkoi Presidentin, ndërsa mazhoranca socialiste u akuzua për hakmarrje politike. Parashtrimet e Presidencës nuk bindën trupën gjykuese e cila ju drejtua me një sërë pyetjesh. Ditën e enjte, 3 shkurt përfaqësuesi i Presidentit, kërkoi 48 orë kohë, për të përgatitur përgjigjet për 72 pyetjet që i drejtuan gjyqtarët.

Përfaqësuesi ligjor i Presidentit, Bledar Dervishaj ka shkuar në Gjykatë i përgatitur me prova dhe fakte.

Dervishaj: Kam marrë me vete laptopin për të shfaqur prova dhe fakte të videove.

Tusha: Mund t’ju vëmë në dispozicion laptopin e Gjykatës

Bushka: Është për pyetjet apo për gjë tjetër?  Me provat shtesë kërkojmë të hedhim poshtë pretendimet e Presidentit për anën proceduriale të hetimit.

Dervishaj: Urdhri  për seancë plenare ka qenë në datën 6.05.2021 jo 05.05.2021 siç pretendon Parlamenti. Dyshime të forta për vërtetësinë e dokumentit të sjellë nga parlamenti. Ngado që ta kthejë parlamentit, shkeljet janë kudo.

Me datë 24 prill i kërkon Celibashit qe kabineti i tij të përfshiheshin si vëzhgues në zgjedhje. Kryekomisioneri në përgjigjen e tij, nuk e pranoi këtë kërkesë. Ky është komisioni i dytë hetimor kundrejt Presidenit. Në 2019 i njëjti komision ligjesh dhe i njëjti kryetar (Ulsi Manja) i bënte thirrje formalisht edhe me një letër të gjatë Kreut të Shtetit për t’u dëgjuar në Seancë. Në 2021 kjo praktikë nuk u ndjek, duke shkelur standardin e vendosur nga vetë ai.

Politike beteje Fakte Ilir Meta kushtetuese Shkarkim