Kosova 2 Tetor 2022, 13:23

Nis censusi i popullsisë në Serbi, Kurti thirrje shqiptarëve: Regjistrohuni

Shkruar nga Pamfleti
Nis censusi i popullsisë në Serbi, Kurti thirrje shqiptarëve:

Nis censusi i popullsisë në Serbi, Kurti thirrje shqiptarëve: Regjistrohuni

Serbia ka nisur sot censusin e popullsisë, ku të gjithë shtetasve do t’u kërkohet të regjistrohen duke deklaruar kombësinë por edhe pronat e tyre.

Procesi po ndiqet me vëmendje edhe prej autoriteteve dhe politikës në Shqipëri dhe në Kosovë, kjo pasi shihet si mundësia më e mirë që shqiptarët që jetojnë në territorin serb të bëjnë deklarimet përkatëse e më tej të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave si minoritet.

Madje edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti përmes një mesazhi në Facebook i ka ftuar shqiptarët të regjistrohen.

Regjistrimi do të vijojë përgjatë një muaji, ndërsa sipas të dhënave paraprake, janë së paku 60 mijë shqiptarë që jetojnë në territorin serb.

Madje familjet në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc bojkotuan regjistrimin e popullsisë më 2011 duke akuzuar për manipulimin e të dhënave.

Prishtine #censusi ne Serbi #thirrje per regjistrim Albin Kurti

Kosova