Bota 8 Shkurt 2023, 16:30

Nis dërgimi i ndihmave në Siri, BE-ja aktivizon “Mekanizmin e Mbrojtjes Civile”; gati 3.5 milionë euro

Shkruar nga Pamfleti
Nis dërgimi i ndihmave në Siri, BE-ja aktivizon “Mekanizmin e

Fluturimet e para që transportojnë ndihma nga Iraku, Irani, Jordania, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti po mbërrijnë më në fund në Sirinë e shkatërruar nga tërmeti i fuqishëm i së hënës.

Qeveria e Bashar al-Assad ka kërkuar ndihmë nga komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Bashkimin Evropian. Sana, agjencia shtetërore siriane e lajmeve, i ka dhënë mbulim të dukshëm mbërritjes së ndihmave, si nga aleatët ashtu edhe nga vendet që tradicionalisht konsiderohen më pak të afërta me qeverinë. Ndërkohë që qeveria lejon që ndihmat të sillen përmes Turqisë vetëm në një rrugë të vetme, në vendkalimin kufitar Bab al-Hawa.

Marrja e furnizimeve në Siri përpara tërmetit ishte tepër e vështirë, kjo për shkak të sanksioneve të imponuara nga Perëndimi ndaj regjimit të Asadit. Regjimi i Asadit, i cili kontrollon pjesën më të madhe të vendit pas 12 vitesh lufte civile, u akuzua për pengimin e ndihmave nga arritja e bastionit të fundit të mbajtur nga rebelët në provincën Idlib përpara katastrofës së kësaj jave. Rajon ky, ku miliona njerëz të zhvendosur jetojnë në varfëri.

BE-ja  ka konfirmuar se do të dërgojë 3.5 milion € (3.1 milion £) ndihmë për Sirinë të mërkurën. Njoftimi vjen pasi Siria kërkoi zyrtarisht ndihmë sipas një skeme të krijuar për të mbështetur vendet e goditura nga fatkeqësitë natyrore duke aktivizuar Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së.

Blloku ka njoftuar gjithashtu një vlerë fillestare prej 3 milion € (2.7 milion £) në ndihmë për Turqinë, pasi vendi aktivizoi të hënën Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së.

Komisioni i BE-së tha se inkurajon anëtarët të dërgojnë furnizime mjekësore dhe ushqime, por paralajmëroi se qeveria siriane nuk duhet të largojë ndihmat nga zonat e goditura keq dhe që janë jashtë kontrollit të saj.

Bota #tërmeti #Turqi-Siri