Aktualitet13 Prill 2019, 15:43

Nis hakmarrja, pezullohet Mynyr Koni, qeveria i kërkon Metës ta shkarkojë!

Shkruar nga Pamfleti
Nis hakmarrja, pezullohet Mynyr Koni, qeveria i kërkon Metës ta

Nis hakamarrja, pezulllohet Mynyr Koni, qeveria i kërkon Metës ta shkarkojë!

Kryeministri Edi Rama ka nisur hakmarrjen ndaj Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Pas përplasjeve të vazhdueshme dhe sulmeve të ashpra ndaj tij, Rama ka vendosur sot ta pezullojë Konin nga detyra.

Vendimi është bërë i ditur nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini, e cila ka dalë në një konferencë, ku ka njoftuar pezullimin e Rektorit.

Ndër të tjera, ministrja i ka bërë thirrje Presidentit Ilir Meta ta shkarkojë menjëherë Rektorin Koni.

“Më ka bërë përshtypje që edhe publikisht, profesor Koni është ankuar për dekanët dhe pjesën administrative, por nuk ka ardhur kurrë me një kërkesë të mirëargumentuar që t’ia miratojmë shkarkimin e dekanëve. Unë nuk kam në dorë asnjë mjet tjetër ligjor përveçse të pezulloj Rektorin e UT-së dhe të kërkoj nga Presidenti i Republikës, shkarkimin e tij.

Më vjen keq për profesor Konin.Vendimin për shkarkimin e drejtorit e merr presidenti dhe ai do të ketë në dorë materialin, që ta ndihmojë të marrë këtë vendim.Universiteti është keqmenaxhuar dhe kjo ka sjellë probleme serioze për një gjeneratë të tërë. Jam e bindur që Presidënti do të marrë vendimin e duhur për të zgjidhur problemin në universitete”, ka deklaruar Shahini.

Aktualitet besa shanini Ilir Meta Mynyr Koni