Politike24 Mars 2022, 18:42

Nis kursimi, Rama vendos që e diela e parë e çdo muaji të jetë ditë pa makina

Shkruar nga Pamfleti
Nis kursimi, Rama vendos që e diela e parë e çdo muaji të

Nga data 3 prill, e diela e parë e çdo muaji do të jetë ditë pa makina në qytetet kryesore të çdo qarku.

Ky lajm është bërë i ditur nga kyeministri i Edi Rama përmes një postimi në Facebook.

“Nga data 3 Prill, e diela e parë e çdo muaji do të jetë si fillim DITË PA MAKINA në qytetet kryesore të çdo qarku. Nëse s’e fikim dot automjetin gjatë gjithë kohës, të paktën ta bëjmë ditëve të pushimit dhe të përdorim biçikletën a ecjen në këmbë

Fillojmë mënjëherë në koordinim me bashkitë këtë plan kombëtar për kursim, për mjedisin dhe për shëndetin e të gjithëve”, shkruan Rama.

Politike #Rama #Dita pa makina