Bota22 Nëntor 2022, 18:57

Nis “lufta” fetare në Ukrainë, dyshime se Kisha Ortodokse po përdoret për spiunazh nga Moska

Shkruar nga Pamfleti

Shërbimi i sigurisë i Ukrainës ka kryer një bastisje në një manastir ortodoks në Kiev, pasi ka dyshime se ai përdorej nga Moska për spiunazh.  

Me kupolat e saj të arta, ajo ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik ndërkombëtar në muajt e parë të luftës. Bëhet fjalë për “Kyiv Pechersk Lavra”, një kompleks i gjerë nëntokësor i njohur gjithashtu si “Manastiri i Shpellave”.

Po ashtu është dhe një simbol i krishterimit ortodoks. Manastiri, përfshirë dhe tunelet e tij nëntokësore, varret e shenjtorëve dhe kishat e ndërtuara prej 9 shekujsh, ka pasur ndikim të jashtëzakonshëm në shtrirjen e krishtërimit në krahun lindor.

Kur Rusia nis sulmet ushtarake, frika ishte se manastiri do të prekej nga bombardimet, si shumë vende me rëndësi të veçantë në Ukrainë. Por rusët nuk goditën asnjëherë aty dhe dyshimet janë për shkak të lidhjeve të forta me kishën ruse.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Kjo është konfirmuar sot, pasi Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) kreu një kontroll të befasishëm mëngjesin e sotëm, duke rrethuar ndërtesën. Siç raportoi SBU në Telegram, hetimi synon të godasë aktivitete e spiunëve rusë në Ukrainë. Forcat ukrainase kontrolluan dhe morën në pyetje murgjit dhe stafin për përfshirjen e tyre të mundshme në aktivitete të paligjshme si strehimi i grupeve të sabotimit dhe inteligjencës ose shtetasve të huaj, grumbullimin e armëve, etj. Pra, Ukraina dyshon se kishat ortodokse po përdoren nga Rusia për spiunazh.

Bastisja shkaktoi menjëherë reagime nga kisha ruse. “Ashtu si shumë raste të tjera të persekutimit të besimtarëve në Ukrainë që nga viti 2014, ky akt frikësimi pothuajse me siguri do të injorohet nga ata që e përkufizojnë veten si komuniteti ndërkombëtar i të drejtave të njeriut”, tha në kanalin e tij në “Telegram”, Vladimir Legoyda, përfaqësues i Kishës Ortodokse Ruse, cituar nga agjencia Interfax.

Le të lutemi për bashkëfetarët tanë të Pechersk Lavra, viktima të paligjshmërisë dhe u bëjmë thirrje të gjithë përgjegjësve të bëjnë gjithçka që është e mundur që persekutimi të përfundojë dhe manastiri i lashtë të mbetet një vend lutjeje për paqe“, tha ai.

Më pas erdhi edhe reagimi i Moskës. “Bastisja e kryer nga forcat e sigurisë ukrainase në manastir do të ishte një hap tjetër në zinxhirin e veprimeve ushtarake kundër ortodoksisë ruse“, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

Sipas informacioneve, shërbimi sekret ukrainas po kryen operacione të ngjashme dhe në disa manastire të tjerë, pasi ka dyshime të forta se ata janë kthyer në shërbim të Rusisë. /Il Giornale

Bota Kisha Ortodokse Lufte Rusi