alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Nis lufta në Podgoricë: Filoserbët, mocion për shkarkimin e Abazoviç; Dritani bën gati shumicën për kryeministër

22/01/2022, 17:04
ne Kryesore, Rajoni
A A
Gjukanoviç refuzoi Ballkanin e Hapur, Abazoviç: Do të bëjmë çmos për të ngritur marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Serbisë

Gjukanoviç refuzoi Ballkanin e Hapur, Abazoviç: Do të bëjmë çmos për të ngritur marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Serbisë

Nis përplasja finale në Podgoricë; mazhoranca proserbe e kryeministrit Zdravko Krivokapiç ka dërguar në Kuvend një kërkesë për shkarkimin e Dritan Abazoviçit nga posti i Zv.kryeministrit.

Zyrtarisht, kreu i Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiç e ka lënë diskutimin e mocionit për fillimin e shkurtit, ku gjithashtu do të diskutohet edhe një mocion i disa partive, ndërmjet të cilave edhe “Ura” e Dritan Abazoviçit për të krijuar një qeveri të re pa partitë filoserbe.


-Lexo edhe:

Mbyllen “zgjedhjet” e foltores, Berisha zapton karrigen e kryetarit dhe fut në kaos PD-në

Telenovela me presidentin e ri, digjet edhe raundi i dytë; skadon afati për propozimin e kandidatëve

Siç bën të ditur televizioni publik i Malit të Zi, kreu i Kuvendit ka vendosur në krye të diskutimit jo kërkesën e partive të pakicave për shkarkimin e qeverisë aktuale, por shkarkimin e Dritan Abazoviçit nga posti i zv.kryeministrit.

Megjithatë, kjo është një manovër e rrëzuar që në nisje, pasi shumica proserbe ka 41 vota në Parlament, pra një deputet më shumë falë 4 deputetëve të partisë URA.

Ndërkohë opozita ka gjithsej 40 deputetë, e me Dritan Abazoviçin shkon në 44, pra një shumicë më e konsoliduar politikisht. Kjo ka nxitur gjakrat dhe në Podgoricë kanë nisur protestat kundër “qeverisë së pakicës”.

Në Podgoricë dhe në disa qytete të tjera ku kanë mbështetje partitë proserbe janë ngritur militantët duke sharë e mallkuar “tradhëtarin shqiptar”. Të mbledhurit në protestë kanë kërcënuar se nuk do ta lejojnë që të formohet qeveria e Dritan Abazoviçit, e kanë rinisur avazin e sulmit të SHBA.

Në fakt, konstituimi i një “kabineti Abazoviç” ka një regji perëndimore, nga SHBA e Gjermania. Gabriel Escobar, i dërguari i SHBA për Ballkanin ka shkuar në Podgoricë 10 herë për 4 muaj. Nëse ndodh kjo, pra nëse Abazoviç bëhet kryeminstër i Malit të Zi, duket se do të jetë një zhvillim shumë i bujshëm pasi Ballkani Perëndimor me 6 vende do të ketë 3 kryeministra shqiptarë dhe gjysmën e kabinetit në Maqedoninë e Veriut. Ky zhvillim sipas gjasave do të krijojë reaksion të fortë, sidomos nga Moska, e këtu vjen natyrshëm deduksioni se ngritja e shtabit të forcave speciale amerikane në Shqipëri, ka një logjikë të mbështetur në realitet.

Qeveria e Malit të Zi, ka paraqitur si kundërofensivë për qeverinë e Abazoviçit, një mocion për të shkurtuar mandatin e Parlamentit e për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, por sipas gjasave nuk do të arrijë votat për miratim.

Abazoviçit do t’i duhet të mbështetet nga jashtë prej votave të DPS-së së Milo Gjukanoviçit, armikut të tij më të madh politik./Pamfleti

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Kryesore

Mbyllen “zgjedhjet” e foltores, Berisha zapton karrigen e kryetarit dhe fut në kaos PD-në

22/05/2022, 20:07
Kryesore

Telenovela me presidentin e ri, digjet edhe raundi i dytë; skadon afati për propozimin e kandidatëve

22/05/2022, 16:27
Prishtine

“Ukraina nuk ka ngjashmëri me Kosovën”, ambasadori amerikan: Prishtina dhe Beogradi t’i zgjidhin problemet përmes dialogut

22/05/2022, 16:09
Bota

“Putini largohet brenda vitit”, ish-kreu i inteligjencës britanike tregon planin e liderit rus për të shmangur grushtin e shtetit

22/05/2022, 16:02
Kiev, Ukrainë, e premte 25 mars 2022
Bota

3 muaj nga lufta në Ukrainë, ja momentet kyçe çfarë ka ndodhur deri tani

22/05/2022, 13:22
Rajoni

Ambasadori i SHBA-ve në Beograd: Serbia të vendosë mes Rusisë apo integrimit në BE

22/05/2022, 11:31
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Premtimet e Edi Ramës për drejtësinë e 21 Janarit i mori era

Premtimet e Edi Ramës për drejtësinë e 21 Janarit i mori era

Enjtja e duarve, faktorët që e shkaktojnë dhe çfarë duhet të bëni

Enjtja e duarve, faktorët që e shkaktojnë dhe çfarë duhet të bëni

Lajmi i Dites

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Prishet vëllazëria/ Erdogan bën “kallkan” dhe 10 marrëveshjet që i ofroi Edi Ramës, ja sebepi

22/05/2022, 9:17

Lajmet e fundit

Berisha shpall “fitoren historike”: Është mrekulli e shekullit XXI, do plotësoj çdo ëndërr të demokratëve

23/05/2022, 0:15

Demokratët në “qiellin e shtatë” me fitoren e Berishës, e presin me fishekzjarre

23/05/2022, 0:16

Albana Vokshi i jep “kurorën” Berishës: Fitoi në një garë transparente, ishin zgjedhje model

22/05/2022, 22:39

Mbyllet numërimi, foltorja shpall Berishën “kryetar” të PD-së: Fitoi me 93.4 për qind të votave

23/05/2022, 0:18
Uzuni dhe Granada rrëzohen nga La Liga, Majorka e Muriqit edhe një sezon në elitën e futbollit spanjoll

Uzuni dhe Granada rrëzohen nga La Liga, Majorka e Muriqit edhe një sezon në elitën e futbollit spanjoll

22/05/2022, 22:19

Kryemadhi “tradhton” Berishën: Nuk e shikoj Sorosin si armik

22/05/2022, 22:00
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Studiuesi Auron Tare ka hedhur poshtë pretendimet kreut të bordit ekzekutiv të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff mbi koncesionin e Parkut të Butrintit nga ana e FSHAZH-së.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #butrinti  #fondishqiptaroamerikanzhvillimit #unesco #zeriiamerikes
  • Dështimi i Berishës për ta kthyer votimin në një ditë entuziaste, është shenjë e pesimizmit që rrethon figurën e tij. Votimet e sotme ngjanin si votimet e fundit të vitit 1989, kur votohej për Frontin Demokratik, ku njerëzit dukej sikur bënin detyrën dhe iknin kokulur.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #saliberisha #pd #nongrada #spak #referendum #shba
  • Teksa vazhdimisht jemi mësuar ta shohim Ngjelën që reagon për situatën politike në vend, ai sot ka reaguar mbi shkrimin e një shkrimtareje të re.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #spartakngjela #avokat #driteroagolli #poete #shkrimtar

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In