
Nikolai Patrushev, kreu i këshillit rus të sigurisë, i përshkruar si i vetmi person që Putini i beson vërtetë dhe si një nga zëvendësuesit e mundshëm të tij, pretendohet se është helmuar.
Sipas informacioneve Nikola Patrushev, nuk është ndjerë mirë dhe është dashur ndërhyrja e mjekëve të cilët kanë vepruar menjëherë. Më pas Patrushev është dërguar në spital për të bërë ekzaminime të mëtejshme nga ku është konstatuar se ai ishte helmuar.
“Nikolai Patrushev nuk u ndje mirë në mbrëmje pas punës, pothuajse menjëherë pasi shkoi në shtëpi. Sigurimi veproi shpejt, duke thirrur menjëherë një ekip mjekësh tek ai. Pas ekzaminimit, punonjësit mjekësorë që mbërritën thanë se ishte i nevojshëm shtrimi urgjent në spital. Patrushev u dërgua nga oficerët e FSO-së të shoqëruar nga punonjës mjekësorë, në njësinë mjekësore që i shërben presidentit”, tha një burim për The Sun.
Ai shtoi se “Patrushev u dërgua në shtëpi në gjendje të qëndrueshme. Rezultatet e analizave të tij konfirmuan se lënda toksike ishte një helm sintetik.”
Këto informacione të bujshme u shfaqën në mënyrë anonime në kanalin General SVR në aplikacionin e mesazheve Telegram, i cili pretendon se ka burime të brendshme në Kremlin.
“Informacionet si për vetë atentatin ashtu edhe për hetimin për këtë atentat mbahen në fshehtësi të rreptë”, thuhet në postim.
Patrushev, i cili më parë drejtoi shërbimin sekret të Rusisë FSB, shihet si krahu i djathtë i Putinit, pasi e njihen që kur ishin pjesë e KGB në vitet 1970.
Ai besohet se ka hyrë si president de facto gjatë mungesave të gjata të Putinit për trajtim mjekësor të supozuar dhe ka qenë gjithashtu një arkitekt kryesor i luftës në Ukrainë.
Në raport pretendonte se Patrushev “u shpëtua nga kujdesi mjekësor në kohë dhe, ndoshta, nga një përqendrim i pamjaftueshëm i lartë i substancës helmuese që hyri në trup përmes lëkurës”.
Në postim nuk listonte asnjë i dyshuar që mund të kishte kryer atentatin në tentativë, por vuri gishtin në luftime brenda rrethit të brendshëm të liderit rus.
Patrushev shihet si një nga tifozët më të mëdhenj të luftës në Ukrainë dhe njeriu që e bindi Putinin se vendi kishte nevojë për “de nazifikim”. Data e sulmit të supozuar nuk është dhënë, por Patrushev nuk është parë në publik për pjesën më të madhe të muajit të kaluar.
Ai u pa në një vizitë në lindjen e largët të Rusisë më 6 korrik, por më pas mbeti jashtë syve të publikut deri të premten, pothuajse 10 ditë më vonë, kur supozohet se mori pjesë në një mbledhje të këshillit të sigurisë.
Nëse një rast i tillë provohet të jetë i vërtetë atëherë do të vërtetoheshin, pretendimet e shërbimeve sekrete perëndimore se rrëzimi i presidentit rus Vladimir Putin do të vijë nga rrethi i brendshëm, do të vërtetoheshin.