Politike28 Maj 2022, 11:42

Nis mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha vetëshpallet "flamurtari" i opozitarizmit të vërtetë

Shkruar nga Pamfleti
Nis mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha

Berisha

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka nisur mbledhjen në të cilën do të zgjidhet kryesia e PD-së. Gjatë fjalës së mbajtur, kreu i këtij Këshilli, Edi Paloka deklaroi se mbi 200 anëtarë të janë të pranishëm, duke plotësuar kështu kuorumin.

“Ky Këshill Kombëtar do të fitojë dinjitetin që për fat të keq në 8 vite e humbi, do marre rolin si vite e humbi, organizëm i rëndësishëm mes dy Kuvendeve, rol që e kishte humbur, për mbase me qëllim u rritën numrat edhe të anëtarëve të Këshillit dhe Kuvendin që e bënte praktikisht të pambledhshëm jo më të merret  vendime që nuk i mori kurrë. Do ta çojmë PD në fitore. Mbi 200 anëtarë të Këshillit janë të pranishëm, kështuqë dhe kuorumi është plotësuar”– tha Paloka, ndërsa ja kaloi fjalën Sali Berishës.

Edhe pse e djathta ndodhet në pikën më të ulët që prej themelimit, lideri i thyer i PD-së i ka atribuar vetes meritat për shpëtimin e opozitarizmit, teksa pretendon se thelbi i procesit të nisur nga Foltorja ishte “liria”.

Sipas Berishës, Rithemelimi i PD-së është një proces vendimtar dhe historik për këtë forcë politike, dhe se zgjedhja e forumit drejtues shënon përfundimin me sukses të kësaj etape të tij.

“Në këtë proces ne ja dolëm përkundrejt vështirësive të jashtëzakonshme të jemi sot opozitë e vërtetë, të jemi sot më të fuqishëm se kurrë në ekzistencën tonë, të jemi sot më të vendosur se kurrë në misionin tonë,” – u shpreh Berisha.

Politike Berisha