Aktualitet28 Prill 2019, 17:04

Nis ndëshkimi, ndërkombëtarët “djegin” Donika Prelën, nuk mund të mbrojë pushtetarët në SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Nis ndëshkimi, ndërkombëtarët “djegin” Donika Prelën, nuk mund të mbrojë pushtetarët në SPAK

Donika Prela duket se do të japë llogari. Ndëshkimi ka nisur!

“Pamfleti” ka qenë ndër mediet e pakta në Shqipëri që ka denoncuar me fakte skandalet e një prej grave më të larta të drejtësisë, drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela.

E njohur si mikja e ngushtë e Arta Markut, Donika Prela nuk e pati aspak të vështirë të merrte në dorë një prej organeve më të rëndësishme të drejtësisë. Të dyja së bashku, Marku dhe Prela, ia dolën me sukses të ruanin nga hetimi të gjitha dosjet e pushtetarëve shqiptarë.

Si shërbëtore të Edi Ramës dhe bandës së tij në pushtet, dy gratë e drejtësisë nuk hapën asnjë dosje “VIP” dhe për këtë arsye humbën besimin e ndërkombëtarëve.

Kjo ka penalizuar kryetaren e Krimeve të Rënda, e cila ndonëse rezultoi me probleme të theksuara në Vetting, pretendonte të bëhej pjesë e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në mënyrë që të vijonte të mbronte bandën në pushtet.

Por, problemet e saj me pasurinë dhe mos hetimi i dosjeve të “nxehta” nuk kaluan pa u vënë re nga ndërkombëtarët, të cilët kryqëzuan Prelën para Vettingut, pavarësisht se drejtuesit e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit mbyllën sytë para saj, duke e konfirmuar në detyrë.

Tashmë, për këto probleme të pikasura nga ndërkombëtarët, Donika Prela duket se do të japë llogari. Ndëshkimi ka nisur! Drejtuesja e Krimeve të Rënda ka humbur mundësinë për të qenë pjesë e SPAK, pasi një gjë të tillë ia ka ndaluar rregullorja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

KLP ka hartuar një Rregullore të veçantë për mënyrën e verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave për të qenë pjesë e SPAK-ut.

Në nenin 4 të kësaj Rregulloreje, parashikohet se një ndër kushtet thelbësore që duhet të përmbushë prokurori për të qenë pjesë e Prokurorisë Speciale është “kalimi me vendim të formës së prerë të procesit të rivlerësimit (Vetingut)”, kusht të cilin Prela nuk e plotëson.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet Donika Prela Nderkombetaret SPAK Vettingu