
Nis në mënyrë katastrofale sezoni për Mançester Junajtid, Brentfordi i Strakoshës shkakton “tërmet” në ‘Old Trafford’
Mançester Junajtid ka regjistruar humbjen e dytë radhazi në këtë sezon, me “Djajtë e Kuq” që janë mposhtur nga Brentfordi me rezultatin 0-4 në transfertë.
Skuadra e Ten Hag u “shpërfytyrua” që në pjesën e parë duke pësuar katër gola për 35 minuta, me vendasit që ditën të ruanin avantazhin edhe në pjesën e dytë të sfidës.
Portieri i Kombëtares, Tomas Strakosha nuk e nisi si titullar sfidën me Brentfordin që regjistroi kështu një sukses të rëndësishëm në shtëpi.