Sport10 Gusht 2018, 17:22

Nis Premier League, “kampioni” Guardiola e nis si i tillë!

Shkruar nga Pamfleti
Nis Premier League, “kampioni” Guardiola e nis si i tillë!

Trajneri Pep Guardiola ka folur para nisjes së Premier Leagues. Manchester City vjet me petkun e kampionati dhe pretendentit, por kjo nuk përbën problem për spanjollin. “Kjo gjë ndodh gjithnjë me ekipet e mia, prej 9 vitesh dhe mua nuk më bën përshtypje më ky fakt. Edhe City ka 3 sezone që konsiderohet favorit me mua në krye, ndaj e nisim sezonin e ri të qetë.

“Unë nuk kam asnjë objektiv për fundin e sezonit, objektivi i vetëm është fitorja dita e nesërme ndaj Arsenal dhe më pas do të jetë radha e ndeshjes ndaj Huddersfield.

“Unë i marr ndeshjet një e nga një, kemi luajtur mirë dhe kemi shansin që të përsëritim rezultatin e vjetshëm. Kemi shpenzuar pak këtë vit, pasi kemi një ekip të mirë dhe jam krenar për grupin që kam”, tha Guardiola.

Sport Barcelona Pep Guardiola