Aktualitet25 Maj 2019, 19:10

Nis protesta e opozitës, zbulohet strategjia

Shkruar nga Pamfleti

Nis protesta e opozitës, zbulohet strategjia

Ka nisur protesta e gjashtë kombëtare e opozitës, ku këtë radhë duket se nuk do të ketë incidente dhe akte dhune.

Kjo për faktin se rreth 300 të rinj janë angazhuar për të shmangur incidentet mes protestuesve dhe policisë, e cila është dukshëm e rritur në numra krahasuar me protestat e mëparshme.

Të rinjtë me shirita të bardhë në krah janë vendosur përgjatë gardhit të vendosur metalik rreth Kryeministrisë, shumë pranë rreshtit të parë të policëve që kanë rrethuar godinën.

Nga opozita i është bërë thirrje qytetarëve që të shmangin incidentet dhe provokimet.

codramol
smile

Aktualitet Protesta e opozitës