Pas premtimit të presidentit truk, Rexhep Tajip Erdogan për ndërtimin e spitalit rajonal të Fierit për 3 muaj, në fshatin Daullas kanë mbërritur inxhinierët turq nga kompania YDA.
Kryeministri Edi Rama, paraditen e të premtes pa nga afër nisjen e punimeve të kantierit. Rama nënvizoi se për ndërtimin e këtij spitali do të duhet 600 punonjës
”Unë kam një kërkesë që atyre familjeve që janë shpronësuar në mirëkuptim, duhet t’i takosh, që nga ata që takova atë ditë, t’i ofroni mundësi të punojnë këtu në bazë të aftësive dhe mundësisë së tyre. Që nga roje kantieri, teknik apo çfarëdo aftësie të kenë. Duhet t’i kontaktosh sot dhe t’i jepni mundësi që të përfshihen. Ata duhet të jenë të parët në listë. Takoi, merru çfarë janë të disponueshëm të bëjnë, jepjani kompanisë dhe ti përfshijnë. Perfekt! Bereqet”, tha kreu i qeverisë.