Aktualitet12 Maj 2022, 10:46

Nis seanca për Ajas Sulejmanin, prokuroria kërkon burg për 39-vjeçarin që përplasi çiftin te 'Rruga e Kavajës'

Shkruar nga Pamfleti
Nis seanca për Ajas Sulejmanin, prokuroria kërkon burg për

Nis seanca për Ajas Sulejmanin, prokuroria kërkon burg për 39-vjeçarin që përplasi çiftin te 'Rruga e Kavajës'

Ajas Sulejmani, i cili përplasi foshnjën dhe prindërit e saj te Rruga Kavajës ka dalë sot përpara gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Prokuroria kërkon masën arrest me burg për 39-vjeçarin. Ky i fundit shfaqet në seancë me kokën ulur dhe është në pritje të vendimit të gjykatës.

Më herët, para efektivëve të Policisë, Suljameni ka deklaruar se nuk i mbajtën frenat dhe se ka qenë me një shpejtësi prej 40 km në orë në momentin e aksidentit. Sa i përket largimit nga vendi i ngjarjes, ai tha se është detyruar nga prania e vajzës së tij në makinë.

Kujtojmë se Ajas Sulejmani, me makinën e tij kaloi me semafor të kuq dhe përplasi çiftin Vilma dhe Arjan Konomi në viza të bardha teksa me vete kishin edhe një foshnje 3 muajshe, e cila shpëtoi fatmirësisht pa asnjë lëndim. Gjendja shëndetësore e bashkëshortëve Vilma e Arjan Konomi paraqitet e qëndrueshme, ndërsa kanë dalë tashmë nga trajtimi intensiv.

Sulejmani, është një emër i njohur për policinë, si brenda vendit ashtu edhe jashtë vendit. Drejtuesi i makinës luksoze me targa gjermane, është shoqëruar tre javë më parë në ambientet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, po me këtë automjet, për verifikim nga strukturat e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, dhe pasi është verifikuar, është proceduar për shkeljen e dispozitave të Kodit Rrugor.

Sulejmani ka qenë i shpallur në kërkim në vitin 2014 nga autoritetet amerikane, pasi akuzohej për trafikim të lëndëve narkotike. Ende nuk dihet nëse Sulejmani e ka mbyllur këtë çështje me drejtësinë amerikane.

Tirana Ajas Sulejmani Burg Prokurori seance