Aktualitet25 Shtator 2018, 20:58

Nis shembja e piramidës së korrupsionit, paralajmërohet goditja e radhës pas Shkodrës e Durrësit, pritet ‘cirk’

Shkruar nga Pamfleti
Nis shembja e piramidës së korrupsionit, paralajmërohet goditja e

Nis shembja e piramidës së korrupsionit, paralajmërohet goditja e radhës pas Shkodrës e Durrësit, pritet 'cirk' arrestimesh

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka paralajmëruar arrestime të tjera në radhët e zyrtarëve të lartë të korruptuar. Pas arrestimeve të zyrtarëve të Hipotekës së Shkodrës, përfshi dhe drejtorin, duket se piramida korruptive do të shembet e gjitha, teksa nesër pritet tjetër goditje e madhe.

“Jam këtu për të përgëzuar bashkëveprimin mes Prokurorisë, Policisë së Shtetit dhe organeve të tjera ligjzbatuese, të cilat janë konkretizuar sot me ndalimin e Regjistruesit të ZVRPP Shkodër dhe një specialisteje të këtij institucioni. Por jo vetëm ky rast. Një sërë operacionesh të finalizuara me sukses ditët e fundit janë frut i bashkëpunimit midis strukturave antikorrupsion, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë.

Mjafton të përmendim ndalimin nga Policia e Shtetit të dy punonjësve të AKU-së në Durrës, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale të korrupsionit, të një tjetër punonjësi të ZVRPP Shkodër dhe dy shtetasve për ushtrim ndikimi të paligjshëm, për të vërtetuar efektshmërinë në rritje të forcës goditëse të shtetit kundër korrupsionit”, tha Gjonaj.

Në një dalje për mediat, Gjonaj tha se platforma e bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al dhe Task Forca Antikorrupsion e Qeverisë nga njëra anë, si edhe bashkëpunimi në rritje Prokurori – Polici e Shtetit nga ana tjetër, po e fuqizojnë dita-ditës kapacitetin goditës të shtetit.

Gjonaj tha se të njëjtën vendosmëri dhe bashkëpunim do të duhet të demonstrojnë edhe në një sërë veprimesh të tjera të nisura tashmë.

“Dua të siguroj gjithë qytetarët se ky angazhim i përbashkët institucional do të vijojë me reagime konkrete, si një tregues i vendosmërisë së shtetit për të goditur pas asnjë tolerim,këdo që do të kryejë akte korruptive apo do të abuzojë me detyrën”, shtoi ministrja.

Aktualitet Administrata Publike Etilda Gjonaj Korrupsioni