Aktualitet 8 Maj 2019, 09:07

Nis zbërthimi i bandës politike, Rudina Hajdari zbulon pazarin e parë

Shkruar nga Pamfleti
Nis zbërthimi i bandës politike, Rudina Hajdari zbulon pazarin e

Nis zbërthimi i bandës politike, Rudina Hajdari zbulon pazarin e parë

Hajdari ka zbuluar një super-pazar politik, që kap shifrën e 1 milion eurove

Ka nisur zbërthimi bandës politike, që udhëheq Shqipërinë drejt shkatërrimit që pas viteve ’90, dhe që kohët e fundit janë bërë të gjithë bashkë për të shpëtuar kokën e tyre nga Reforma në Drejtësi.

Kriminelët dhe të korruptuarit e politikës shqiptare, që kanë vrarë e vjedhur pafundësisht, janë para orës së llogaridhënies dhe nuk ka më shpëtim për ta. Të vendosur përballë ndërkombëtarëve, SHBA-BE, që kanë marrë në dorë fatin e shqiptarëve, ata po numërojnë orët e fundit në pushtet.

Fundi i tyre është akoma dhe më i shpejtë, kur në krah të SHBA-BE janë vendosur dhe disa nga figurat e rëndësishme të politikës shqiptare, që kanë marrë një mbështetje të madhe nga vetë ndërkombëtarët, për të çuar përpara reformat.

Një ndër ta është deputetja demokrate, Rudina Hajdari, e cila doli kundër vendimit të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës për të djegur mandatin dhe për të dalë në rrugë, duke krijuar skenare destabilizuese.

E vendosur për të qëndruar në Kuvend, me mbështetjen e ndërkombëtarëve, Rudina Hajdari ka nisur luftën ndaj bandës politike të Shqipërisë.

Një ditë më parë, si drejtuese e Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore, Hajdari ka zbuluar një super-pazar politik, që kap shifrën e 1 milion eurove. Bëhet fjalë për mandatin e deputetit, i cili sipas Hajdarit, blihet me plot 1 milion euro, në të gjitha kahet politike.

“Kemi arritur në një pikë ku një mandat kushton gati te 1 milion euro. Sot nuk mund të futesh në Kuvend pa pasur fond të caktuar. Tregu i zgjedhjeve është kthyer në treg të zi të shit-blerjes së votës”, ka thënë Hajdari.

Kjo është një tjetër akuzë e rëndë, që nëse vërtetohet, do t’iu kushtojë shtrenjtë politikanëve shqiptarë, që kanë bërë pazare me votat e qytetarëve.

Kryesore mandati i deputetit Rudina Hajdari SHBA-BE