Aktualitet13 Prill 2019, 15:31

Nisen 5 mijë qytetarë protestues demokratë të Durrësit drejt Tiranës

Shkruar nga Pamfleti
Nisen  5 mijë qytetarë protestues demokratë të Durrësit

Nisen 5 mijë qytetarë protestues demokratë të Durrësit drejt Tiranës

Nisen qytetarët demokratë të Durrësit drejt Tiranës për protestën e orës 18:00 para kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Partia Demokratike në Durrës ka organizuar qytetarët që kanë dëshirë të jenë pjesë e protestës.

Organizuesit dhe stafi i degës së PD-së kanë vënë autobusë në dispozicion për qytetarët që nuk munden të vijnë në protestën e Tiranës me mjetet e tyre. Autobusët janë vendosur njëri tek selia blu, por ka edhe të tjerë në dispozicion të qytetarëve dhe protestuesve tek Këneta, Muzeumi, Manëz, dhe Sukth.

Autobuzët që janë në dispoziocion të qytetarëtve janë 20, ku 10 të tillë me nga 50 vende dhe gjysma tjetër me 30 vende. Në orën 16:00 priten të vijnë 5 mijë qytetarë me autovetura nga Durrësi.

Aktualitet PD protesta demokratike protestuesit