Aktualitet31 Gusht 2018, 19:31

Niset drejt Kinës me çantën plot para të padeklaruara, shqiptari kapet në Rinas me mijëra dollarë dhe euro

Shkruar nga Pamfleti
Niset drejt Kinës me çantën plot para të padeklaruara,

Një preson është ndaluar pasditen e sotme në aerportin e Rinasit, pasi është kapur me 84 000 dollarë dhe një sasi prej 3500 eurosh të padeklaruara. Në pranga ka rënë shtetasi A. D., 33 vjeç, banues në Tiranë, i cili akuzohet për veprën penale ‘Mosdeklarim në kufi të të hollave ose sendeve me vlerë’.

Mësohet se i riu ishte tregtar dhe kishte si dectinacion Kinën, ndërsa pas kontrollit ka rezultuar se nuk e kishte deklaruar në zyrën doganore shumën e madhe të parave.

Nga të dhënat e para, bëhet e ditur se 33-vjeçari ka deklaruar në polici se nuk kishte dijeni që shuma e parave duhej të deklarohej, ndërsa do të shkonte në Kinë për të bërë pagesa për disa porosi. Policia ka nisur ndaj tij procedim në gjendje të lirë dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Aktualitet mosdeklarim pasurie rinas Shqiptari