Aktualitet 8 Gusht 2022, 15:43

Niset nga Ukraina drejt Shqipërisë anija e parë me grurë, të mërkurën mbërrin në Portin e Durrësit

Shkruar nga Pamfleti
Niset nga Ukraina drejt Shqipërisë anija e parë me grurë,

Me arritjen e  marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Turqia, mes Rusisë dhe Ukrainës për lejimin e transportit të anijeve me drithëra, menjëherë ka nisur shpërndarja e tyre nëpër tregjet ndërkombëtare dhe e para anije me grurë që nga fillimi i luftës më 24 shkurt do të zbarkojë në Portin e Durrësit.

Një anije me 6000 tonë grurë nga Ukraina po udhëton drejt Shqipërisë, “Jaohar Ranim” pritet të mbërrijë në Durrës më 10 gusht.

Mjeti lundrues është ngarkuar me mall më 28 korrik në Izmail të Ukrainës, porti më i madh ukrainas, në Odesa dhe aktualisht ndodhet në ujërat greke të Jonit.

Javën e kaluar u njoftua nga autoritetet turke për një tjetër anije të nisur nga Odesa drejt Libisë më 1 gusht, po anija “Jaohar Ranim” e ka çelur e para siparin e lëvizjeve, pas sulmeve që nisën nga Rusia në shkurt të këtij viti.

Ndërkohë një tjetër anije është në  lundrim e sipër drejt Durrësit ajo është e ngarkuar në Rusi me ure për bujqësinë. Ajo pritet të mbërrijë në port mbrëmjen e së martës, ndërsa e ka nisur lundrimin nga porti rus Novorossiysk.

Pas shpërthimit të luftës bllokimi i porteve ukrainase shkaktoi probleme në furnizimin global me drithëra.

Pasi Rusia dhe Ukraina së bashku mbulojnë gati një të tretën e eksporteve globale të grurit, ndaj rifillimi i eksporteve të grurit nga Ukraina i ka dhënë një frymëmarrje të re nevojës globale për konsum.

Aktualitet #Ukrainase Anija Durrës