Bota 3 Dhjetor 2022, 13:23

“Nisi me “letrën bombë” në Madrid", Kuleba: 17 misione diplomatike ukrainase kanë marrë pako të dyshimta

Shkruar nga Pamfleti
“Nisi me “letrën bombë” në Madrid",

Ukraina kërkon përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së: A është e drejtë të jetë anëtare e përhershme?!

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dymtro Kuleba ka thënë se 17 ambasada apo misione diplomatike të Ukrainës në mbarë botën kanë marrë “letra bomba” ose pako që përmbajnë pjesë kafshësh, përfshirë sytë e lopes gjatë ditëve të fundit.

“Nisi me një shpërthim në ambasadën e Ukrainës në Spanjë. Por ajo që pasoi këtë shpërthim ishte më e çuditshme, madje do të thosha e sëmurë”- tha Kuleba për CNN.

Një letër-bombë në ambasadën e Ukrainës në Madrid la të plagosur një pjesëtar të stafit. Një prej pakove i është dërguar kryeministrit spanjoll, zëvendëskryeministrit dhe ambasadës amerikane, shkruan The Guardian.

Zëdhënësi i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko tha se ambasadat në Hungari, Holandë, Poloni, Kroaci, Itali dhe Austri janë ndër ato që kanë marrë pakot e dyshimta. I pyetur se kush mund të qëndronte pas letrave, Kuleba tha: “Ndihem i tunduar të them, të akuzoj Rusinë menjëherë, sepse para së gjithash duhet t’i përgjigjeni pyetjes, kush përfiton?”

Ndoshta kjo përgjigje është përgjigja ruse ndaj tmerrit diplomatik që ne i krijuam Rusisë në arenën ndërkombëtare, dhe kjo është mënyra se si ata po përpiqen të luftojnë ndërsa po humbasin betejat e vërteta diplomatike njëra pas tjetrës”.

Sakaq, Rusia ka mohuar çdo përgjegjësi për paketat në Madrid.

Bota #lufta në Ukrainë Rusi