Aktualitet11 Shkurt 2023, 13:53

Nisin incidentet, protestuesit hedhin tymuese në drejtim të policisë

Shkruar nga Pamfleti

Nisin incidentet e para në protestë. Protestuesit duket se kanë hedhur tymuese në shkallët e Kryeministrisë si dhe molotov. Pasi Berisha mbylli fjalimin e tij, tymuese me ngjyra të ndryshme vërshuan drejt drejt Kryeministrisë

Duket se një efektiv është goditur nga tymuesja. Nga ana tjetër forcat speciale janë në gatishmëri të hyrja e Kryeministrisë nëse situata agravon. Por deri më tani situata duket e qetë, pasi përveç tymueseve dhe flakadanëve, turma nuk është përplasur me policinë. Duket se ishte një ngjarje momentale.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet Protesta tymuese