Aktualitet11 Shkurt 2019, 22:23

Nisin pazaret, Basha braktis 16 shkurtin, kush janë tre njerëzit me të cilët po ndan bashkitë

Shkruar nga Pamfleti
Nisin pazaret, Basha braktis 16 shkurtin, kush janë tre njerëzit me

Nisin pazaret, Basha braktis 16 shkurtin, kush janë tre njerëzit me të cilët po ndan bashkitë

Basha, Monika, Idrizi dhe Mediu kanë nisur pazaret për ndarjet e bashkive

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mashtron sërish demokratët, si në maj të viti 2017, kur mallkonte dhe kërcënonte Edi Ramën, ndërkohë që pas perdes ndanin bashkë postet qeveritare.

Lulzim Basha ka disa ditë që u bën thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë në protestën e 16 shkrutit, për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti, por ndërkohë ka nisur pazaret me Monika Kryemadhin, Fatmir Mdiun dhe Shpëtim Idrizin, për të ndarë bashkitë për zgjedhjet lokale.

Pak më parë, Basha ka zhilluar një takim me krerët e partive aleate. Nga deklarata e përbashkët, kofirmohet se Basha dhe Monika ua kanë bërë të qartë aleatëve të tjerë se nuk kanë asnjë shans për ta rrëzuar Ramën, ndaj kanë vendosur që të ndajnë bashkitë.

Në një kohë kur popullin e ushqejnë me gënjeshtra dhe propagandë se gjoja do rrëzojnë Ramën më 16 shkurt, Basha, Monika, Idrizi dhe Mediu kanë nisur pazaret për ndarjet e bashkive, në të cilat mund të fitojnë në zgjedhjet lokale.

Pjesë e ndarjes së bashkive nuk dihet nëse do të bëhet edhe Vangjel Dule, i cili pas afrimit të Idrizit me Bashën, ka dhënë sinjale për largimin nga koalicioni. Sipas burimeve, Basha do të ndajë bashkitë vetëm me Monikën, Idrizin dhe Mediun, të cilët do të propozojnë kandidatë, ndërsa partitë e tjera opozitare do propozojnë vetëm kandidatë për këshilltarë./Pamfleti

Kryesore Fatmir Mediu Lulzim Basha Monika Kryemadhi pazaret per ndarjen e bashkive Shpëtim Idrizi