Ditën e sotme kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin e tij ‘’Facebook’’ shkruan se kanë aplikuar 349 studentë ekselentë, që duan të kontribuojnë në mandatin e tretë.
Teksa falënderon të gjithë aplikuesit, Rama thekson se duke nisur nga nesër të gjithë të interesuarit do të marrin njoftimin për ditën dhe orën e komunikimit të drejtëpërdrejtë në distancë – online zoom – me Kryeministrin e me grupin e punës për këtë nismë.
Mesazhi i Ramës:
349 SHPREHJE INTERESI deri mbrëmë janë një shifër e papritur në një kohë relativisht kaq të shkurtër. Ato ndahen në tre kategori kryesore:
- Kontributorë të gatshëm nga jashtë vendit, në mbështetje të reformave e të programeve të Mandatit të Tretë sipas fushave
- Kontributorë të gatshëm të kthehen nga jashtë, për t’u angazhuar krah qeverisë në Mandatin e Tretë
- Kontributorë të gatshëm brenda vendit, që duan të na bashkohen në përpjekjet e Mandatit të Tretë
Me një FALEMINDERIT të madh, i lajmërojmë të gjithë të interesuarit se duke nisur nga nesër, do të marrin njoftimin për ditën dhe orën e komunikimit të drejtëpërdrejtë në distancë – online zoom – me Kryeministrin e me grupin e punës për këtë nisëm.
Ndërkohë ftesa mbetet e hapur në vazhdim për këdo tjetër përmes adresës
[email protected]
Me konsideratat më të larta,
Zyra e Koordinimit të nismës “Gati për Shqipërinë”
Kujtojmë se, adresa maili-it u prezantua vetëm pak ditë pas fitores nga dora vetë, Kryeministri i Shqipërisë, i cili për propagandën e radhës sqaroi: se të gjithë ata që kanë mbaruar me rezultate të shkëlqyera, jashtë apo brenda Shqipërisë, mund të kontaktojnë me kryeministrin ose ministrat nëse duan “të përfshihen drejtpërdrejtë në punët e mëdha të mandatit të tretë”.