Aktualitet 8 Janar 2019, 19:33

Një arsye e fortë për të mos u ndalur protestat! Rama i ka mashtruar studentët gjithë këto ditë për përgjysmimin e tar

Shkruar nga Pamfleti
Një arsye e fortë për të mos u ndalur protestat! Rama i ka

Një arsye e fortë për të mos u ndalur protestat! Rama i ka mashtruar studentët gjithë këto ditë për përgjysmimin e tarifave (Faktet)

Edi Rama po mundohet të bindë studentët të heqin dorë nga protesta, duke thënë të shohim e të bëjmë. Pinoku “mbret” i të varfërve ndonëse në çdo takim nëpër universitete, në daljet publike dhe statuset në rrjetet sociale, është shprehur se këtë vit do të ketë përgjysmim të tarifës studimore për çdo student pa përjashtim, pa i veçuar në kategori dhe pa i diskriminuar nëse janë me nota 4 apo me 5, në statusin e i fundit në Twitter nuk thotë të njëjtën gjë.

Për të demaskuar kryeministrin hileqar JOQ ka bërë një përmbledhje të të gjitha deklaratave të kryeministrit Edi  Rama si më poshtë.

Në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Rama tha:

Në janar.. në janar s’do i paguani, po jua them sot. Në janar ju do të paguani 50 % më pak të tarifës të gjithë. Ja ta thash, në qoftë se do vini në janar do ju kërkojnë tarifë të plotë, refuzoni.

Do refuzoni të paguani në janar tarifën më shumë se 50 % të asaj që duhet të paguani, kaq di t’ju them unë. Do ta refuzoni, nëse ju thonë do ta paguash do i thoni jo nuk e paguaj.”

Në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë, Rama ka thënë:

Ju keni kërkuar përgjysmim tarifash. Këtë vit qeveria do paguajë gjysmën e tarifave dhe gjysmën tjetër do e paguani ju. Këtë vit përgjysmimi do jetë dhe për ato studentë që janë me katra e pesa, ndërsa vitin tjetër jo, vitin tjetër do ketë përshkallëzim. Kush është me 9-10-ta do e ketë falas, së bashku me personat me ndihmë ekonomike apo probleme të tjera. Së dyti, ato që do kenë mesatare 8-9 do e kenë 75% dhe 50% ato që janë 6-8 dhe tarifë e plotë pjesa e katrës dhe pesës.”

Në 10 dhjetor 2018 nga zyra e tij, Rama tha:

Tarifat patjetër, patjetër jam dhe jemi gati t’i rishikojmë, pa diskutim! Pse jo më shumë se 50% madje t’i ulim, por pse të mos ua ulim më shumë se 50% studentëve që janë me 9 dhe 10-ta? Ua heqim fare, ua paguajmë ne të gjithën. Atyre me ndihmë ekonomike pse të mos ua heqim fare tarifën.

Po ashtu 1000 vende pune në administratë për studentët me mesatare 9 deri në 10-të, ne të gjitha fushat dhe pa konkurs. Unë për ju bëj gjithçka nëse ju jeni gati të luftoni për veten tuaj!”

Me 26 dhjetor nga Kryeministria, Rama tha:

Gjithë studentët aktualë këtë vit, edhe ata me 4 dhe 5 nuk do të paguajnë, por do të paguajë buxheti i shtetit për ta. Që në fillim studentët u shprehën se kjo mënyrë nuk mund të quhet si plotësim kërkese, pasi cikli Master paguan miliona për një vit. Në të gjithë Republikën e Shqipërisë janë rreth 140 mijë studentë, pra sipas premtimeve të Ramës këtë muaj 140 mijë studentët duhet të paguanin vetëm gjysmën e tarifës, pa përmendur kategoritë e veçanta për të cilët ka premtuar financim të plotë. Mirëpo me anë të një statusi në Tëitter pasditen e sotme, kryeministri shpreh komplet tjetër gjë.

Rama shkruan:

Po! Saktë? (Studentët në çdo universitet duhet të kërkojnë ekzaktësisht këtë njoftim dhe asgjë më shumë, asgjë me pak).

 

Pra, nga fotoja kuptohet që 3.700 studentë nuk janë kurrsesi 140.000!

Çka do të thotë se kryeministri Rama ka mashtruar studentët në takime ku u premtonte përgjysmim të tarifës për të gjithë pa përjashtim!

Po ashtu VKM e datës 26 dhjetor 2018 shkruan se vendimi është vetëm për kategori të caktuara, ai lexon:

V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E KATEGORIVE TË INDIVIDËVE QË PLOTËSOJNË KRITERET PËR ULJE TË TARIFËS VJETORE TË STUDIMIT NË PROGRAMET E CIKLIT TË DYTË TË STUDIMEVE, NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 4, të ligjit nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, të nenit 8, të ligjit nr.8098, datë 28.3.1996, “Për statusin e të verbrit”, të ndryshuar, të neneve 1 e 5, të ligjit nr.8153, datë 31.10.1996, “Për statusin e jetimit”, të ndryshuar, të neneve 2 e 8, të ligjit nr.8626, datë 22.6.2000, “Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar, të neneve 1 e 15, të ligjit nr.7889, datë 14.12.1994, “Për statusin e invalidit”, të ndryshuar, të nenit 5, të ligjit nr.10289, datë 17.6.2010, “Për mënyrën e trajtimit ekonomik e financiar dhe për dhënie ndihme të menjëhershme familjeve të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që humbin jetën në krye apo për shkak të detyrës”, të ligjit nr.7748, datë 29.7.1993, “Për statusin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist”, të ndryshuar, dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, të ligjit nr.9642, datë 20.11.2006, “Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Evropës, “Për masat kundër trafikimit të qenieve njerëzore””, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

ç) Studentët deri në moshën 25 vjeç, që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë;

ë) Studentët fëmijë të ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist ose fëmijë me prindër të dënuar politikë me heqje lirie;

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.”

Si ka mundësi që një kryeministër vendi mashtron 140 mijë studentë duke ua ulur tarifën vetëm 3.700-ve?

Kur një student nga UBT-ja i kërkoi Ramës një dokument të shkruar për premtimin se do përgjysmohen tarifat për të gjithë, Rama iu përgjigj gjithë arrogancë në takimin e datës 18 dhjetor.

Rama i tha:

Deklaratë zyrtare ty nuk të bëj unë. As ty dhe askujt, sepse ne jemi këtu partner. Ti nuk më ke marr peng mua që dashke deklarata zyrtare. Ti dhe gjithë ata që ti mësojnë ty këto gjëra. Jam këtu me zë e figurë. Deklaratë zyrtare që të shkosh të bësh ti festat, kjo nuk ndodh nuk është kjo demokracia. Nëse do ju thotë universiteti ore, se ka bërë qeveria këtë juve do paguani tarifat, atëherë pastaj Bujrum hajdeni prap atje.Se kur do ia paguajmë ne pastaj universitetit, është puna jonë, po ju s’do ta paguani.  Do bëjmë marrëveshje me universitetin, do i themi PO tarifat për gjithë studentët do jenë 50% më pak. Ndërkohë ne po punojmë ata me 10, me 9 me 8 me ndihmë ekonomike . dhe pasi ta artikulojmë do i themi universitetit, Urdhëro!. Deshët një pikë, ja në janar keni provën.”

Epo, studentët ja ku e kanë edhe një arsye më të fortë për të mos ndalur protestat!

Aktualitet Protestat Rama