Politike11 Janar 2023, 17:52

“Një bandë dhe një shtet i pakontrolluar, vidhen”, Ngjela: Nëse deri në shkurt nuk ka zhvillime nga SPAK, do kemi një vit breshke

Shkruar nga Pamfleti
“Një bandë dhe një shtet i pakontrolluar, vidhen”,

Avokati Spartak Ngjela, ka folur sa i takon ngjarjeve të fundit politike, si rastit i vjedhjes në shtëpinë e ish zyrtares së lartë Alda Klosi ose çështja e Gërdecit dhe paraqitjen e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediut në SPAK.

Ngjela u shpreh se rasti i vjedhjes në shtëpinë e ish-zyrtares Alda Klosi, duhet të hetohet nga SPAK, sipas tij e gjithë Shqipëria e di që ka pasur korrupsion, por nuk ka pasur goditje penale dhe nëse nuk do të ketë një goditje deri në mes të shkurtit i gjithë viti do të mbyllet i tillë.

Çdo qeveri bën analizat e veta, se gënjejnë apo thonë të vërtetën duhet thënë nga pushteti. Një bandë dhe një shtet i pakontrolluar, vidhen. Si do ti kapim ata? Kemi nxjerrë SPAK. Edhe për SPAK kanë thënë se ka shenja dobësimi, pra s’kemi gjë në vijë. Tani në dorë e ka kreu i ri. Nëse nga 25 janar-10 shkurt, nuk kemi shenja, viti do të jetë breshkë që nuk lëviz. Gjithë Shqipëria e di që ka pasur korrupsion por s’ka pasur goditje penale. Kjo është pyetja, do ketë goditje penale. Po pati do të thotë se ka nisur procesi penal për korrupsionin e lartë me afatin që thashë. Nëse nuk do ketë në këto data, nuk do të ketë gjithë vitin. Nuk e patë që u thirr Mediu, s’dihet gjë pse u thirr dhe për çfarë u pyet. Kur merret si i pandehur, fillon cështja penale. Mbase nuk do jenë të aftë. Më e rënda do jetë bashkëpunimi. Dy janë arsyet, ose janë dakord ose në bashkëpunim. Ky është koncepti juridik,” tha Ngjela për “Opinion” në “News 24”.

Ngjela ka folur dhe për gjendjen e PD, ku është shprehur se kjo ngjarje shënon fatkeqësinë  e dytë kombëtare pas diktatorit Enver Hoxha.

Ata kishin një kusht, mësymjen në selinë e PD. Çfarë ka ndodhur? Gjykata nuk e ka pranuar partinë e Saliut. Njeh partinë e vjetër. Vendimi gjyqësor njohu vendimin e Bashës. Juridikisht ata nuk kanë parti. Se do hapin të ri apo në bashkëpunim më atë të Metës është puna e tyre. Çfarë ndodhi? I përjashtoi se kanë mësyrë në partinë e tyre. Këto ndodhin vetëm në vende barbare. Është fatkeqësia e dytë kombëtare pas Enver Hoxhës,” tha Ngjela për “Opinion” në “News 24”.

Politike Ngjela SPAK