Showbiz30 Shtator 2022, 17:50

Një bjonde seksi, Eros Grezda zbulon të dashurën e tij (Fotot)

Shkruar nga Pamfleti
Një bjonde seksi, Eros Grezda zbulon të dashurën e tij (Fotot)

Një bjonde seksi, Eros Grezda zbulon të dashurën e tij (Fotot)

Oriola Marashi dhe Eros Grezda ishin ndër çiftet më simpatike të showbizzit tonë. Por duket se kjo lidhje nuk zgjati shumë dhe çifti i dha fund pasi kaluan karantinën së bashku.

Pas ndarjes nga Oriola, futbollisti u përfol për një lidhje me modelen spanjolle. Ishte vetë kjo e fundit, e cila publikoi një foto me Erosin dhe ngriti dyshimet, por duket se e vërteta qendron ndryshe.

Erosi duket se ka nisur një romancë të re së fundmi.

Burime për Kryefjala.com kanë zbuluar se zemrën e futbollistit ja ka rrëmbyer bjondja simpatike Ajsel Abazi, madje dyshja nuk kanë ngurruar as të publikojnë video nga momentet e tyre së bashku!

Kujtojmë se Oriola dhe Grezda i dhanë fund marrëdhënies pikërisht për shkak të xhelozisë nga ana e këtij të fundit. Grezda ishte ai që përpiqej ta largonte Oriolën nga modelingu, duke sjellë kështu probleme në çift. Gjatë një intervistë për “Sport Magazine”, ai ka treguar se gjithmonë e ka bezdisur ky fakt, pasi flitej për lidhjen e tij dhe jo karrierën.

“Lidhjen që kam pasur nuk kam dashur asnjëherë ta bëj publike, por ishte një situatë që do dilte, doja apo s’doja, sepse Shqipëria dhe Kosova janë vende të vogla dhe merren vesh gjërat.

U bë publike dhe më ka bezdisur se nuk është në rregull kur një futbollist del gjithmonë në portale jo për tema futbollistike, por për jetën private”, u shpreh Eros.

Showbiz Ajsel abazi Eros Grezda futbollisti i kombëtares shqiptare