Sport14 Maj 2022, 16:59

Një dekadë si lacial, Strakosha ‘fluturon’ drejt Premier Ligës, bardhekaltërit gjejnë zëvendësuesin e gardianit kuqezi

Shkruar nga Pamfleti
Një dekadë si lacial, Strakosha ‘fluturon’ drejt Premier

Një dekadë si lacial, Strakosha ‘fluturon’ drejt Premier Ligës, bardhekaltërit gjejnë zëvendësuesin e gardianit kuqezi

E ardhmja e Tomas Strakoshës do të jetë në Angli. Bëhet fjalë për Fulhamin. Klubi që fitoi trofeun e Championship dhe sezonin tjetër do jetë pjesë e Premier Ligës, ka shfaqur interes për të fituar shërbimet e gardianit shqiptar, sipas “La Repubblica”. Kontrata e Strakoshës përfundon në fund të këtij sezoni, që do të thotë se ai është i gatshëm të afrohet me parametër zero. 

27- vjeçari është pjesë e Lacios që prej vitit 2012, pasi u bashkua nga klubi grek Panionios. Që prej një dekade, ai ka qenë pjesë e gjigandëve të Serisë, A duke u kthyer dhe në alternativë kryesore. Strakosha ka luajtur 206 ndeshje për ekipin, duke e mbajtur portën të paprekur 62 herë. Ai është aktivizuar 19 herë për Kombëtaren dhe ndër to Shqipëria nuk ka pësuar gol 8 herë. 

Tani mbetet të shihet nëse Strakosha dëshiron të mbajë veshur fanelën e Fulhamit nga kjo verë. Nëse po, atëherë do ishte një alternativë e mirë me parametra 0 për portën e Fulhamit. 

Nga ana tjetër, Lacio është hedhur në sulm për të gjetur zëvendësusesin e 27-vjeçarit. Kandidati numër një është Marko Karneseki, në pronësi të Atalantës, i cili vjen nga një kampionat i shkëlqyer, duke kulmuar me ngjitjen në Serinë A të skuadrës së Kremonezes, ku është i huazuar. 

Sport Fulham Lacio poertieri shqiptar Tomas Strakosha