Bota10 Janar 2023, 08:56

Një ditë pas trazirave në Brazil, Bolsonaro shtrohet në spital në SHBA; u godit me thikë në bark 3 vite më parë

Shkruar nga Pamfleti
Një ditë pas trazirave në Brazil, Bolsonaro shtrohet në

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro është shtruar me dhimbje barku në një spital në Florida. Lajmi është konfirmuar nga gruaja e tij. Kjo vjen një ditë pasi mijëra mbështetës të tij sulmuan zyrat e qeverisë në kryeqytetin brazilian.

Bolsonaro u dërgua në një spital pranë Orlandos të hënën.  Ish-presidenti u godit me thikë në vitin 2018 gjatë një mitingu dhe që atëherë ka luftuar me dhimbje barku me raste.

Shtrimi në spital i Bolsonaro vjen pasi qindra mbështetës të tij sulmuan kryeqytetin Brasilia të dielën, duke shkatërruar zyrat e qeverisë dhe duke tërhequr dënime të forta nga komuniteti ndërkombëtar. Sipas ministrit brazilian të drejtësisë Flavio Dino, që nga e hëna, rreth 1,500 njerëz ishin arrestuar.

Ish-udhëheqësi denoncoi sulmin në një postim në Teitter të dielën, por ekspertët thonë se pretendimet e tij të përsëritura dhe të pabaza për mashtrime zgjedhore në prag të zgjedhjeve të tetorit shërbyen për të nxitur zemërimin mes mbështetësve të tij. Para dhunës së së dielës, ata kishin kampuar për muaj të tërë në kryeqytet dhe siguria jashtë ndërtesës së kongresit ishte fortifikuar për shkak të pranisë së tyre.

Bolsonaro u largua nga Brazili për në Shtetet e Bashkuara më 30 dhjetor, sipas CNN Brasil, vetëm dy ditë para inaugurimit të pasuesit të tij, Presidentit Luiz Inácio “Lula” da Silva. Pesë nëpunës civilë u autorizuan ta shoqëronin atë në Miami nga 1 deri në 30 janar.

Bota #Trazirat në Brazil Bolsonaro