Bota29 Janar 2019, 11:02

Një eksperte e OKB-së në Turqi për vra.sjen e gazetarit Khashoggi

Shkruar nga Pamfleti
Një eksperte e OKB-së në Turqi për vra.sjen e gazetarit

Një eksperte e OKB-së në Turqi për vra.sjen e gazetarit Khashoggi

Ministri i Jashtëm i Turqisë u takua të hënën me një eskperte juridike të Kombeve të Bashkuara, që është duke zhvilluar hetime për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi. Ankaraja ka bërë thirrje për një hetim ndërkombëtar për këtë çështje.

Hetuesja e posaçme e Kombeve të Bashkuara Agnes Callamard, do të jetë në Turqi deri të shtunën, për të zhvilluar një sërë takimesh me autoritetet turke, përfshirë kryeprokurorin e Stambollit.

Zyrtarët sauditë nuk kanë konfirmuar në se i janë përgjigjur kërkesës së zonjës Callamard për t’u takuar me ambasadorin saudit në Turqi dhe për një vizitë pune në Arabinë Saudite, si pjesë e hetimit që ajo po zhvillon./VOA

Bota Agnes Callamard gazetari saudit Hetuesja e posaçme e Kombeve të Bashkuara Jamal Khashoggi