
Belgjikë-Francë i pati të gjitha. Spektakël, emocione deri në minutat e fundit, gol, ndërhyrje të ashpra, tension, nervozizëm dhe një numër shumë të madh yjesh brenda kaëtrkëndorit të gjelbër. Emra si Mbappe, Griezmann, De Bruyne, Hazard, Lukaku, Kante, Pogba, Courtois, Mertens, Carrasco e shumë të tjerë i dhanë një bukuri të jashtëzakonshme gjysmëfinales së parë të Botërorit “Rusi 2018”.
Por spektaklin e vodhi mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti. Një “mur” i vërtetë në mbrojtje dhe shënon një gol shumë të rëndësishëm. Jo më kot dhe tifozët e futbollit e kanë shpallur si njeriu i ndeshjes. Umtiti u bë edhe futbollisti më i ri francez që shënon në një gjysmëfinale Botërori, vetëm 24-vjeç.