Sport 2 Shkurt 2023, 18:55

Një goditje për 3 pikë të arta, Valon Et’hemi “rrëmben skenën” në Turqi

Shkruar nga Pamfleti
Një goditje për 3 pikë të arta, Valon Et’hemi

Një goditje për 3 pikë të arta, Valon Et’hemi “rrëmben skenën” në Turqi

Kampionati turk ka dhuruar sot një duel shumë interesant mes futbollistëve shqiptarë, pasi Koniaspori i Endri Çekiçit ka pritur Istanbulsporin e Rrocës dhe Et’hemit.

Kundrejt çdo parashikimi, ka qenë pikërisht ky i fundit që ka dalë me tre pikët nga kjo ndeshje, të vulosura nga vetëm një gol i shënuar në pjesën e dytë të ndeshjes. Protagonist, sigurisht që ishte një futbollist shqiptar.

Valon Et’hemi, pasi mori një pasim në krahun e majtë, lëshoi një gjuajtje diagonale drejt portës që u devijua dhe topi kaloi mbi portierin e vendasve, për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij që e mbrojti deri në fund të sfidës. Për fat të keq, ky u cilësua një autogol e kështu ish-futbollisti i Kukësit nuk ia doli të shtonte bilancin e tij personal në këtë sezon, ku ka shënuar 8 gola në Superligën turke.

Me këto tre pikë, Istanbulspor i largohet vendit të fundit në renditje, teksa i është afruar ndjeshëm zonës së mbijetesës mes skuadrave më të mira në futbollin turk.

 

Sport futbollisti shqiptar Koniaspor Valon Ethemi