Një ngjarje e rëndë tronditi gjithë qytetin e Lushnjes. 25 vjecari B.H , kishte pak kohë që kishte lëvizur nga Tirana për të qenë pranë familjes në Lushnjë, ku dhe kishte filluar punë te zyra e punës.
Në mënyrë krejt të papritur mbrëmjen e djeshme i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i një godine në Lushnjë.
Mësohet se ai kishte gati një javë që kishte kaluar Covid-in, dukshëm me sukses për ato dy javë. Por pas mbarimit të kurës me sëmundjen, kishte disa ditë që nuk kishte dalë nga shtëpia.
Bëhet me dije se shokët e tij morën për të dalë, në mënyrë që ta nxirrnin nga shtëpia për t’u gëzuar. Por një gjë e tillë rezultoi fatale për djaloshin 25-vjecar.
Raportohet se ai u përcoll sot në banesën e fundit duke lënë dhimbje të madhe pas tek familja dhe miqtë e tij.