Aktualitet31 Janar 2023, 17:20

Një kujtim i shëmtuar me Presidentin e Kroacisë!

Shkruar nga Pamfleti
Një kujtim i shëmtuar me Presidentin e Kroacisë!

Me gjuhë pijaneci në mejhanet ballkanike mbushi gojën me material e galca. Ai gjuajti mbi miqësinë e vjetër të shqiptareve me kroatet si zëdhënës i Putin pushtuesit në Evropë, ke gjuhen e trashur e mollëzat e skuqura. Pa turp tha që “Kosovën ndërkombëtaret ja rrëmbyen Serbisë” ! U dëshmua i dehur, injorant , aleat me dhunën, nostalgjik i krimit e gjenocidit serb dhe natyrshëm antiperendimor.

 Shkruan Agron Gjekmarkaj

Nuk do me kujtohej aspak Presidenti kroat nëse nuk do të ishin kaq të poshtra deklaratat e tij për Kosovën ditën e djeshme megjithëse e kam takuar një herë me dëshirë për ta harruar.

Me gjuhë pijaneci në mejhanet ballkanike mbushi gojën me material e galca. Ai gjuajti mbi miqësinë e vjetër të shqiptareve me kroatet si zëdhënës i Putin pushtuesit në Evropë, ke gjuhen e trashur e mollëzat e skuqura.

Pa turp tha që “Kosovën ndërkombëtaret ja rrëmbyen Serbisë” ! U dëshmua i dehur, injorant , aleat me dhunën, nostalgjik i krimit e gjenocidit serb dhe natyrshëm antiperendimor.

Me ka rastisur të takoj disa herë ish Presidentin ikonë e liberal Stipe Mesiç i cili ka vuajtur edhe burgun në Jugosllavinë e Titos. Ai ndihej me fat që ishte ndodhur me disa kosovarë në qeli të cilët i kishin shpëtuar jetën nga kriminelet e UDB-s. Po kaq kur rrëfente për luftën e viteve 90 shprehej se ku gjendeshin shqiptaret në front nuk ndihej nevoja me kthye kokën pas duke u ndalur të kontributi i tyre heroik në përgjithësi dhe tek ai i ushtarakeve të veçantë në të përveçmen.

Por me herët se kaq shumë më herët rilindësit e mëdhenj që bënë Shqipërinë At Gjergj Fishta , At Shtjefen Gjeçovi, At Pashko Bardhi që punoi edhe si mësues në Zara ( Zadar) ishin nxënës të françeskanit të madh në Livno , Andrea Kaçiç poetit të rilindjes kroate busti i të cilit shkëlqen në Zagreb.

Prej tij e me të ata u mbrojtën me formulën Atme e Fe e u kthyen në atdhe për të bërë atë që bënë për Shqipërinë.

Nëse duam për të shkuar tek rrënjët e historisë kemi edhe aleancat e Mbretit Gjergj ( Skënderbeut) me Republikën e Raguzës ( Dubrovniku i sotëm). Në tetor në Zagreb mbahej një samit i parlamenteve të 44 vendeve të Botes me iniciativën e Kryetarit të Parlamentit Kroat dhe atij Ukrainas. Rasti e desh të jem pjesë e delegacionit shqiptar të kryesuar nga Zonja Nikolla. Lajm ishte pjesëmarrja e Nenci Pelozit shefes së Senatit Amerikan e cila me kurajo të admirueshme siç theu çdo paradigme me vizitën në Tajvan po ashtu foli aty ndaj agresionit rus.

Dukej një fjalim i kohërave të tjera ku nuk përvëlonte kujdesi diplomatik po shqetësimi për demokracinë, paqen, blloqet politike dhe vlerat perëndimore të kërcënuara nga barbaria. Surpriza nder gazeta ishte se Presidenti kroat nuk kishte denjuar ta priste po rrugën drejt një katundi disa ore larg kryeqytetit kishte marrë me justifikimin banal se zonja Pelosi nuk do jetë pas ca javësh kapo Senati ndaj nuk e pres.

E kaluan të gjithë me buzëqeshje si trill i një marroku ballkanik që do të bëj lajm me marrëzinë në mungesë të portretit dhe forcës.

Në vizitën tone zyrtare patëm takime me Kryeministrin e vendit një person mjaft karizmatik dhe tejet mbështetës e miqësor me kauzat e ekzigjencat shqiptare në Ballkan e në Evropë e po ashtu edhe me Krye parlamentarin e Kroacisë i cili ishte po kaq i njerëzishëm dhe i vëmendshëm për ta forcuar raporti dhe miqësinë mes popujve e shteteve tona.

Ditën e fundit ishte parashikuar një takim edhe me Presidentin i cili e kishte rezidencën në periferi të qytetit në një vilë tipike jugosllave që Tito përdorte dikur në mes të gjelbërimit. Një vend i bukur gati ekzotik.

Në presidencë hymë dhe u rreshtuam sipas protokollit ! Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë u shoqërua nga punonjësit e atij institucioni tek podiumi i nderit. Presidentin prisnim. Por ai e kishte marrë me nge. Pas ca minutash ndonëse u krijua një situate e sikletshme pritjeje zbriti.

Dukej pak i mufatur dhe si i përtuar. Në sallën e bisedimeve e njëjta atmosferë noprane. Hijerënde, pompoz, arrogant dhe deklarativ si njeri që njihte Ballkanin në gjeneze dhe kishte zgjidhjet magjike në dorë dhe më tej.

Ndonëse në delegacionin shqiptar ishin Kryetarja e Kuvendit, Zëvendës Kryetari , deputetja Marnoj e të tjerë ishin bashkuar disa diploma perëndimi nostalgjiku jugosllav s’kishte veshë për të dëgjuar por vetëm gojë për të folur.

Mbllaçiti disa fraza amorfe për raportet mes vendeve po tejet larg me fjalorin e Kryeministrit apo Krye parlamentarit Kroat apo të tjerë faktorëve politikë që takuam. Në të dalë nuk durova pa ju thënë anëtareve të tjerë të delegacionit qe tek ky burrë pashë gjithë patetiken mburravece të Ballkanit vetë komplekset e këtij gadishulli të anashkaluar nga historia qysh në antikitet.

Që zhgënjimi ynë të mos përgënjeshtrohej në fund si dha dorën askujt duke shkelur çdo kod mikpritjeje dhe ngjiti shkallet me vrap si danoç lagjeje.

Gjithësa mu kujtua kur lexoja shkulmet e tij i cili për të marrë vëmendje ne raport me faktorët pro evropiane e pro Kosove të Kroacisë preferoi të fliste si kamerier lepe peqe i Putinit dhe këshilltar i Vuçiçit !!

Tek e dëgjoja si në Zagreb mendova që forca e marrëzisë për të bërë lajm nuk duhet nënvleftësuar sidomos në Ballkanin tonë. Gjëmat kështu kanë filluar.

Forum #Gjekrmarkaj Kroacisë Presidenti