Kronike22 Qershor 2022, 10:25

Një “Mercedes” plot me heroinë nga Durrësi në Ancona, arrestohet 50-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Pamfleti
Një “Mercedes” plot me heroinë nga Durrësi në

Janë sekuestruar 24kg heroinë në Portin e Ankonës. Në pranga ka rënë një 50-vjeçari shqiptar që kishte fshehur drogën brenda makinës së tij.

Shqiptari zbriti nga një anije e nisur nga Durrësi, teksa mjeti i tij i është nënshtruar kontrollit nga Guardia di Finanza është zbuluar dhe prania e drogës, e cila ishte e ndarë në 43 pako poshtë sediljes së pasagjerit.

Makina është sekuestruar së bashku me drogën, teksa 50-vjeçari ka përfunduar pas hekurave

Kronike ancona shqiptar