alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Një mësim nga “veto”-ja bullgare, që s’ka lidhje me Shqipërinë

23/06/2022, 8:45
ne Editorial, Kryesore
A A
Një mësim nga "veto"-ja bullgare, që s’ka lidhje me Shqipërinë

Një mësim nga "veto"-ja bullgare, që s’ka lidhje me Shqipërinë

Të gjithë kryeministrat bullgarë, madje edhe Kiril Petkov, e kanë vizituar Shkupin, e të parët që kanë takuar kanë qenë përfaqësuesit e partive shqiptare: Ali Ahmetin dhe Zijadin Selën. Të cilëve u kanë shpjeguar që s’kanë asgjë me shqiptarët, përkundrazi, por duan nga krerët e partive maqedonase që të jenë të qartë për përkatësinë e tyre etnike.

Bullgaria vërtetë i ka bezdisur të gjithë në lidhje me veton ndaj Maqedonisë së Veriut. Por realisht, bëhet fjalë për një qëndrim real kombëtar që duhet kuptuar përpara se ta sulmosh.


-Lexo edhe:

Zbardhet plani/ Pas Butrintit edhe Pallati i Brigadave me PPP; i jepet privatit për 20 vite

Çfarë thuhet për Ballkanin Perëndimor në Konceptin Strategjik të miratuar nga NATO?

Bullgaria konteston Maqedoninë e Veriut, pasi kjo e fundit edhe pse e konsideron vetem një ngjizje e kombit “maqedonas”, gjuhën dhe alfabetin e ka cirilik. Madje Maqedonia e Veriut e quan veten si vendi ku u shpik alfabeti cirilik që është sot baza e gjuhës së miliarda njerëzve që flasin gjuhët sllave. Pasi në fund të shekullit të pare, rreth vitit 85 pas Krishtit, Cirili dhe Metodi, dy murgj të manastirit të Ohrit shpikën alfabetin sllav.

Në atë kohë Ballkani ishte nën sundimin bullgar, madje mbreti i tyre Borisi u kurorëzua në Ballsh- atëherë Bylis. I gjithë eposi bullgar, rilindja e tij konsiderohen nga nacionalistët maqedonas si të sajat. Goce Dellçev, një Abdyl Frashër maqedonas, konsiderohet nga të dy vendet si i tyre.

Gjuha që flasin maqedonasit është bullgarisht e pastër. Jemi në rastin sikur ne me Kosovën të kishim përplasje ose inate mes palëve se kush është më shqiptar se tjetri. Gjë që e kemi, por fakt është, se ndryshe nga përplasjet mes Sofjes dhe Shkupit, Tirana dhe Prishtina kanë përplasje krahinore, pra secila palë kërkon që të promovojë më shumë heronjtë e vet. E kjo është krejt ndryshe nga sherri bullgaro- maqedon. Megjithatë sherri Shkup- Sofje ngjan me inatet tona në Prishtinë e Tiranë që nuk i kemi të pakta.

Sofja zytare, jo sot por historikisht, nuk ka pasur kundërshtarë shqiptarët, përkundrazi. Bullgaria është ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Shqipërisë dhe vendi i pestë në botë që ka njohur shtetin e Kosovës.

Sofja mund ta ekzagjerojë në veton e saj ndaj Shkupit, por në fund ka një arsye. Nuk e bëri për NATO-n për të treguar një besnikëri me aleancën perëndimore, por po e bën me Bashkimin Europian. Të gjithë kryeministrat bullgarë, madje edhe Kiril Petkov, e kanë vizituar Shkupin, e të parët që kanë takuar kanë qenë përfaqëasuesit e partive shqiptare: Ali Ahmetin dhe Zijadin Selën. Të cilëve u kanë shpjeguar që s’kanë asgjë  me shqiptarët, përkundrazi, por duan nga krerët e partive maqedonase që të jenë të qartë për përkatësinë e tyre etnike.

Çfarë ka ndodhur në botëkuptimin e klasës politike të Shkupit? Ata, ndryshe nga shqiptarët e Jugosllavisë e kanë të mbushur mendjen për të gjithë trashëgiminë e historisë që nuk kanë lidhje me bullgarët. Edhe pse flasin të njëjtën gjuhë. Madje aq larg shkoi ky botëkuptim me Gruevskin, i cili e quan si baba të kombit edhe Car Dushanin që krijoi Mbretërinë Serbe edhe Filipin e II edhe Aleksandrin e Maqedonisë, që s’kishin lidhje me gjuhën bullgare.

Natyrisht, Maqedonia është një shtet që është mbajtur në këmbë në fillim si tampon e më pas si një aleat strategjik i SHBA. Por bullgarët thjesht duan nga politikanët maqedonas që të kenë respekt për shtetin amë. Siç edhe politianët e Tiranës do ta bënin nëse kolegët e tyre të Prishtinës do t’i binin hasha Shqipërisë… Madje politikanët maqedonas është më mirë të jenë me Bullgarinë se me Serbinë e Turqinë!/Pamfleti

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Zbardhet plani/ Pas Butrintit edhe Pallati i Brigadave me PPP; i jepet privatit për 20 vite
Aktualitet

Zbardhet plani/ Pas Butrintit edhe Pallati i Brigadave me PPP; i jepet privatit për 20 vite

29/06/2022, 20:48
Bota

Çfarë thuhet për Ballkanin Perëndimor në Konceptin Strategjik të miratuar nga NATO?

29/06/2022, 20:07
Kryesore

Berisha i beson protestën Agron Kuliçit dhe dhëndrit, deputetët i fut në listë pa i pyetur; angazhon edhe këshilltarët e Ilir Metës

29/06/2022, 18:21
Aktualitet

Harta e re thellon kolapsin në drejtësi, avokatët vendosin bojkot pa afat të seancave gjyqësore

29/06/2022, 15:40
Bota

NATO blindon Evropën Lindore, 7-fishohen forcat dhe instalohen sisteme raketore; vendimet që u morën në Samitin e Madridit

29/06/2022, 15:14
Aktualitet

Tjetërsimi i godinës në mes të Tiranës, nëna çoi në polici 2 djemtë; si i ndihmuan 7 zyrtarët e Kadastrës vëllezërit në mashtrim

29/06/2022, 13:16
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Pse Kaliningradi mund të ndezë një luftë të re Rusi-NATO?

Çfarë ndodh nëse Rusia i mbyll furnizimin me gaz Evropës këtë dimër?

Lajmi i Dites

Dueli Edi Rama-Albin Kurti: Prakaskenat e përplasjes, sa do të zgjasë dhe kush fiton?!

Dueli Edi Rama-Albin Kurti: Prakaskenat e përplasjes, sa do të zgjasë dhe kush fiton?!

28/06/2022, 15:18

Lajmet e fundit

Avokatët sërish në protestë për Hartën e re Gjyqësore, masa disiplinore kush paraqitet në seanca

30/06/2022, 10:18

Çmenduri në Mykonos, turistëve u kërkohet 500 euro për një tavolinë me pamje nga perëndimi i diellit

30/06/2022, 10:09

Sot i jepet lamtumira e fundit regjisores kosovare Vjosa Berisha

30/06/2022, 9:56
Vladimir Putin

Putin provokon Perëndimin: Operacioni special në Ukrainë nuk ka afat!

30/06/2022, 9:44

U rinovua pas 10 viteve në Samitin e Madridit; çfarë është koncepti strategjik i NATO-s

30/06/2022, 9:42

Vjosa Osmani e prerë: Kundërshtojmë çdo kriter të ri për liberalizim të vizave

30/06/2022, 9:38

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In