Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti është shprehur i bindur për fitore në zgjedhjet e 14 Shkurtit. Në një postim në FaceBook, Hoti shkruan se qeveria e drejtuar prej tij ka qeverisur mirë.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook :
PAMFLETIKandidati për kryeministër i LDK, tha se partia e tij ka kandidatët më të përgatitur:
“Ne kemi dëshmuar se jemi model për qeverisje të mirë, ruajtje të sovranitetit dhe integritetit territorial, respektim të rendit dhe ligjit, luftim të krimit të organizuar e korrupsionit, respektim te ndarjes së pushteteve, kultivim dhe thellim te bashkëpunimit me partnerët tonë strategjik dhe kemi vizion të qartë për jetësimin e ëndrrave të gjeneratave të tëra për Kosovën shtet demokratik, të integruar në BE dhe në NATO, në miqësi të përhershme me SHBA-të”
Sipas Hotit qytetarët e Kosovës do të përfitojnë nga programi i LDK. LDK bëri të shtunën publike listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në 14 shkurt.
Në krye të listës është Hoti, i cili ndiqet nga Kujtim Shala, Hykmete Bajrami, Agim Veliu dhe Behgjet Pacolli.
Lista ka 110 kandidatë për deputetë.
Postimi i Avdullah Hotit
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, LDK-ja ka hyrë në garë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare e bindur në fitore, jo sepse dëshiron ashtu, por sepse LDK-ja është subjekti me listën me kandidatët më të përgaditur, të gjithë profesionistë të dëshmuar në sfera të ndryshme të jetës.
Ne kemi dëshmuar se jemi model për qeverisje të mirë, ruajtje të sovranitetit dhe integritetit territorial, respektim të rendit dhe ligjit, luftim të krimit të organizuar e korrupsionit, respektim te ndarjes së pushteteve, kultivim dhe thellim te bashkëpunimit me partnerët tonë strategjik dhe kemi vizion të qartë për jetësimin e ëndrrave të gjeneratave të tëra për Kosovën shtet demokratik, të integruar në BE dhe në NATO, në miqësi të përhershme me SHBA-të.
Të gjithë qytetarët e Kosovës, do të përfitojnë nga programi qeverisës i Lidhjes Demokratike të Kosovës, sepse është program përmbajtësor që synon kthimin e normalitetit në çdo sferë të jetës.
Ju ftoj që të përcaktoheni për kthimin e normalitetit në jetën tonë, të votoni listën e LDK-së të cilës i prij unë, kandidatë për Kryeministër.
01 Mar 2021, 5:53 AM (GMT)
Coronavirus Statistikat
107,167 Raste
1,796 Vdekje
69,773 Te sheruar