Sport 1 Shkurt 2023, 19:53

Një nga më të mirët e futbollit amerikan, Tom Bredi i jep fund karrierës në NFL pasi e la bashkëshortja supermodele (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Një nga më të mirët e futbollit amerikan, Tom Bredi i jep

Një nga më të mirët e futbollit amerikan, Tom Bredi i jep fund karrierës në NFL pasi e la bashkëshortja supermodele (Video)

Tom Bredi ka vendosur të tërhiqet përfundimisht nga futbolli amerikan, Rekordmeni i NFL, i cili ka fituar 7 tituj kampion në karrierën e tij, si askush tjetër në këtë sport, deklaroi nëpërmjet rrjeteve sociale se tashmë vendimi ishte përfundimtar.

Bredi u tërhoq një vit më parë, por më pas ndryshoi mendje për t’u kthyer një tjetër sezon te Tampa Bej Bukaniers, për të provuar të shkonte drejt titullit numër 8 në karrierë. Por ai dështoi, edhe pse shkoi deri në play-off, duke i dhënë lamtumirën kësaj ëndrre. Një ëndërr, e cila në fakt u kthye në makth për të, pasi vendimi për t’u rikthyer në fushë solli divorcin nga gruaja e tij, supermodelja, Zhizel Byndshen.

Tani Bredi ka vendosur të tërhiqet përfundimisht dhe ashtu siç pranoi në videon e shkurtër në rrjetet sociale, “kishte djegur vitin e kaluar” lamtumirën pompoze që meritonte një legjendë si ai. Kështu, ai largohet nga ky sport pas 23-vitesh, duke qenë rekordmeni në shumë statistika të ndryshme për një quarterback, që vështirë se mund të arrihet nga të tjerë.

Truly grateful on this day. Thank you ??❤️ pic.twitter.com/j2s2sezvSS

— Tom Brady (@TomBrady) February 1, 2023

Sport futbolli amerikan rekordmeni i NFL Tom Bredi