Bota23 Prill 2018, 05:54

“Një nga më të rrallat që ka mbetur në ekzistencë”, çmimi marramendës me të cilin u shit menuja e parë e Titanikut

Shkruar nga Pamfleti
“Një nga më të rrallat që ka mbetur në

“Një nga më të rrallat që ka mbetur në ekzistencë”, çmimi marramendës me të cilin u shit menuja e parë e Titanikut

Menuja e ushqimit të parë që është shërbyer në bordin e anijes së famshme të Titanikut është shitur për 100 mijë paund në ankand.

 

Menunë e ka mbajtur zyrtari i dytë, Charles Lightoller, i cili ishte anëtari më i lartë i ekuipazhit që mbijetoi nga tragjedi dhe ia dha gruas së tij pasi u largua nga Southampton më 10 prill 1912.

 

Menuja iu shit të shtunën një koleksionisti britanik në ankandin në ‘Henry Aldridge dhe Son in Devizes’.

 

Drejtuesi i ankandit Alan Aldridge tha se ishte “një nga menutë më të rralla që ka mbetur në ekzistencë”.

 

Më 2 prill, në ditën e parë të Titanikut në det, oficerët dhe ekuipazhi shijuan ushqimin e tyre të parë që shërbehej në sallonin e ngrënies përpara se të bashkoheshin me pasagjerët.

 

Bota Menuja Titaniku