Aktualitet 5 Mars 2022, 14:02

“Një nga njerëzit kyç në aferën e inceneratorëve”, Dhurata Çupi padi të re në SPAK kundër Ahmetajt

Shkruar nga Pamfleti
“Një nga njerëzit kyç në aferën e

Dhurata Çupi, deputete e PD-së dhe anëtare e Komisionit Hetimor të ngritur për çështjen  e Inceneratorëve ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka njoftuar se ditën e sotme ka dorëzuar në SPAK një padi të re për ministrin Ahmetaj.

Çupi deklaron se Ahmetaj është një nga njerëzit kyç të aferës së rëndë korruptive të inceneratorëve.

 “Sot jemi këtu për të pasuruar dosjen hetimore për SPAK sa i takon ministrit Arben Ahmetaj dhe ministrit Damian Gjiknuri. Është e njohur nga qytetarët dhe për dëshmitë e tyre në komsionin hetimor për faktet e përgjegjësitë që ata kanë pasur në këto procedura koncensionare, me tre koncensionet të Tiranës Elbasanit dhe Fierit.

Ahmetaj ka qenë ministër Ekonomie dhe më pas minisër i Financave gjatë periudhës së procedurave të lidhjes së kontratave, me dhënie mendimi për këto procedura dhe më pas me dhënien nga buxheti i shtetit si ministër i Financave të miliona eurove këtyre koncensionarëve.

Arben Ahmetaj është një nga njerëzit kyç të aferës 430 milionë lekë të incineratorëve. Në dëshminë para Komisionit Hetimor, ministri i Edi Eamës refuzoi të përgjigjej për njohjet që ka me pronarët në letra të incineratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, por faktet janë publike dhe të pakundershtueshme.

Arben Ahmetaj u ka dhënë me firmën e tij miliona euro dy miqve të tij, në shkelje të hapur të disa ligjeve dhe në konflikt flagrant interesi.

Edi Rama mund ta mbajë edhe për pak kohë në qeveri, por faktet para Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion janë domethënëse. Ne do ta pasurojmë dosjen hetimore me të dhëna të tjera me padinë e re që dorëzojë ndaj Ministrit Arben Ahmetaj”-është shprehur Çupi.

Aktualitet Ahmetaj Cupi inceneratorë