alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Një orvatje për të shpjeguar presidentomaninë

25/04/2022, 21:11
ne Forum
A A
Si shpjegohet 'Omerta'-ja pas 'bombës' së gazetës austriake për Ilir Metën

Si shpjegohet 'Omerta'-ja pas 'bombës' së gazetës austriake për Ilir Metën

Shqiptarët janë ca euforikë dhe secilit i duket vetja mbret, por fatkeqësia është se mënyra si janë e nga kush janë qeverisur ua ka kultivuar dhe forcuar akoma më shumë delirin.

Shkruan Shpetim Luku 


-Lexo edhe:

Cilat janë rreziqet e sigurisë sonë kombëtare?

Po të mos ishte Berisha, nuk do kishte as dilema për protestën

Kemi ardhur në fazën ku fillon procesi i zgjedhjes së presidentit të ri të Republikës dhe po shikojmë se ky proces ka fituar fatkeqësisht edhe doza humori. E cila vjen nga masivizimi i dëshirës së shfaqur prej shumëkujt për tu ulur në kolltukun e zyrtarit më të lartë të shtetit. Janë jo të paktë ata që kësaj dukurie i kanë vënë diagnozën e delirit.

Nuk është se nuk kanë të drejtë ata që e “lexojnë” në këtë mënyrë atë që po ndodh aktualisht, por problemi është të ndalojmë disi, tek shkaqet që kanë “prodhuar” tipin e shqiptarit që nuk e njeh veten, që del mbi destinimin e tij natyral e social, duke u bërë kështu  një figurë qesharake që nuk di të thotë “jo”, por e quan veten të aftë për çdo lloj detyre.

Edhe sikur ti afrosh për shembull  atë Kryetarit të Akademisë së Shkencave, sërish është e vështirë të gjendet shqiptar që të mund të thotë: faleminderit për vlerësimin, por është një detyrë për të cilin përgatitja ime nuk mjafton. Si shpjegohet pra kjo që po ndodh me rastin e zgjedhjes së Presidentit?!

Le të bëjmë një retrospektivë të shkurtër rreth karrierës në regjimin e kaluar të para 90-tës. Në poste të larta improvizoheshin drejtues, të cilët nuk kishin asnjë lloj përgatitje përkatëse, për rrjedhojë aspak kompetencë për atë post. Dhe kur ata, të emocionuar pasi merrnin emërimin, shfaqnin një lloj pasigurie nëse do të ishin të aftë për ta kryer atë detyrë që iu ishte besuar, i deleguari i partisë ia hiqte me magji pasigurinë duke i thënë se ai, pra i emëruari, do ta kryente siç duhet detyrën e re, mjafton të kishte parasysh mësimet e partisë dhe shokut Enver.

Shkolla më e “çmuar” në atë sistem ishte ajo e Partisë. Kjo praktikë emërimi ishte mëse e zakonshme, por edhe po të mos ishte e tillë emërimi në postet më të larta e personave nga klasa punëtore apo fshatarësia kooperativistë ishin stimuj të mjaftueshëm për euforinë e secilit për ti thënë vetes: pse, çka ai më shumë se unë?! Kur e bën ai, pse nuk e bëkam unë!?

Asgjë nuk u përmirësua në këtë aspekt pas 90-ës, kur në vend u vendos një sistem i ri politik. Demokratizimi i jetës së vendit u shtri edhe  në të drejtën “demokratike” për tu zgjedhur dhe emëruar në ofiqe të larta publike, pavarësisht nivelit mjeran e pa asnjë lidhje të të emëruarit me postin. U vazhdua me të njëjtin mentalitet, si në kohën e diktaturës. I gjendej njeriut puna dhe jo puna njeriut. Administrata publike u kthye në vend punësimi të militantëve të partisë. E gjithë sfida e të të punësuarit dhe e karrierës në shtet ishte sigurimi i një diplome formale nga universitetet kioska që lindën si kërpudha, kurse mediokrit që kishin siguruar një diplomë normale dukeshin gjeni të vërtetë krahasuar me armatën e militantëve partiakë të punësuar.

Ilir Meta dhe Pandeli Majko thyen rekorde duke u bërë kryeministra që në moshën 30 vjeçare. Standarti i vendosur prej tyre shndërronte viktimë  çdo 30 vjeçar që kishte mbaruar një fakultet, thjesht sepse ishin fatkeqë e nuk kishin lidhjet e duhura politike. Ministra janë bërë edhe Flamur Noka e Nard Ndoka, ndonëse po qe se do të kishte një radhë, ata do të ishin të fundit, ndër 3 milionë shqiptarët për tu emëruar në krye të atyre institucioneve ku janë emëruar dikur.

Akoma më problematike situata me ofiqin e lartë të deputetit. Për këtë mjafton të sjellim ndërmend Kujtim Gjuzin, Selami Jenisherin, atë ish deputetin sarandiot që kishte qenë king në rininë e tij dhe që qeraste f emrat me xhin e shumë e shumë të tjerë, për të kuptuar pse çdokush e quan veten të përshtatshëm për tu ulur në Parlament. Për të ardhur pastaj tek Posti i Presidentit. Mënyra si e interpretoi Ilir Meta këtë post i rrit besimin çdo shqiptari, me shkollë e pa shkollë se do ta bënte këtë detyrë më mirë se sa ai që po e dorëzon këtë detyrë.

Në fakt hierarkia e një shoqërie duhet ndërtuar mbi bazë vlerash e meritash. Duhet ndërtuar në mënyrë të tillë që të stimulojë tek të tjerët një lloj dekurajimi, sepse çdokush, në subkoshiencën e tij e ka një raport të drejtë krahasues me të tjerët. Për shembull, nëse diku kërkohet që i emëruari të njohë shumë mirë fjala vjen gjermanishten,(se anglisht mendojnë të gjithë se e dinë) ata që nuk e plotësojnë këtë kusht nuk kanë se si të ndjehen viktima padrejtësie. Por po qe se megjithëse egziston ky kusht, i emëruari apo i përzgjedhuri nuk e plotëson këtë kriter, atëherë të gjithë të tjerët, në të njëjtin nivel me të, do të ndjenin që iu është bërë në padrejtësi.

Si përfundim, është e vërtetë që shqiptarët janë ca euforikë dhe secilit i duket vetja mbret, por fatkeqësia është se mënyra si janë e nga kush janë qeverisur ua ka kultivuar dhe forcuar akoma më shumë delirin.

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Forum

Cilat janë rreziqet e sigurisë sonë kombëtare?

27/06/2022, 22:14
Po të mos ishte Berisha, nuk do kishte as dilema për protestën
Forum

Po të mos ishte Berisha, nuk do kishte as dilema për protestën

27/06/2022, 20:06
Forum

Mos-hapja e negociatave me BE dhe koha për bashkimin Shqipëri-Kosovë

27/06/2022, 18:51
Forum

Sfida e politikës në Shqipëri: Të mobilizosh të shkurajuarit

27/06/2022, 16:31
Forum

Përse Shqipëria nuk po ndahet nga Maqedonia e Veriut?

27/06/2022, 15:11
BE dhe Edi Rama
Forum

BE dhe Edi Rama

27/06/2022, 13:42
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Twitter do paguajë 150 mln dollarë gjobë për shkelje të privatësisë

Zyrtare/ Bordi i Twitter bie dakord, Elon Musk blen platformën për 44 miliardë dollarë

“Bush po lobon për të hequr non gratën”, Romeo Kara zbulon se si Berisha po mban të karikuar besnikët e tij

Lajmi i Dites

“Oh, si nuk kam një grusht të fortë..”/ Amnistia 2 milionë euro e ‘kryeministrit të majtë’ përballë 3 amnistive jetike të të mundurve

“Oh, si nuk kam një grusht të fortë..”/ Amnistia 2 milionë euro e ‘kryeministrit të majtë’ përballë 3 amnistive jetike të të mundurve

27/06/2022, 12:09

Lajmet e fundit

“Këta të Niklës janë acaruar se vrisnin për hiç gjë”, Hoxha dhe Lala: Dumani ka folur për ngjarje të tjera, do ketë arrestime

27/06/2022, 23:06

 E çuditshme, por e vërtetë, ish-pronari i Formula 1, është bërë baba për herë të katërt në moshën 91-vjeçare

27/06/2022, 23:03

Evropa duhet të shpallë zyrtarisht luftën ekonomike

27/06/2022, 23:00

Kosovarët kanë kredi prej 3.9 miliardë euro në bankat e vendit

27/06/2022, 22:51

“Berisha mbështetës i Bashës”, Majlinda Bregu: Duhet të largohen të dy, PD e ka vendosur fatin e saj

27/06/2022, 22:50

Arresti për zv/drejtorët e policisë, reagon PD: U faktua lidhja e efektivëve me krimin, presim një hetim të plotë

27/06/2022, 22:47

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In