Aktualitet12 Maj 2018, 05:18

Një përgjigje evropiane ndaj arrogancës së SHBA

Shkruar nga Pamfleti
Një përgjigje evropiane ndaj arrogancës së SHBA

Një përgjigje evropiane ndaj arrogancës së SHBA

Sot e gjithë Evropa, nga opinioni publik, duke përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar, dënon Donald Trumpin, dhe zbulon se fuqia më e madhe e botës, prej vitesh ka miratuar ligje, që i lejojnë të imponojë politikën e saj mbi shtetet e tjera, duke u ndaluar kompanive të tyre që të hyjnë në tregun amerikan, nëse guxojnë të bëjnë biznes me shtetet që Amerika dëshiron të bojkotojë.

Shkruan Bernard Guetta

Dëgjoni njerëzit rreth jush. Pyetni miqtë që jetojnë në vende të tjera të BE-së. Gjithkush i bën vetes të njëjtën pyetje: “Si është e mundur që Shtetet e Bashkuara të na ndalojnë të tregtojmë me Iranin?”. Problemi rrjedh nga fakti se Uashingtoni tallet me sovranitetin tonë dhe Donald Trump ka ushqyer ankthin, duke vendosur të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore, e arritur mes fuqive të mëdha dhe Iranit.

Gjatë Luftës së Vietnamit dhe kur George Bush ishte duke u përgatitur për të sulmuar Irakun, vetëm një pjesë e evropianëve (pavarësisht se sa shtete të mëdha), iu kthyen kundër Shteteve të Bashkuara. Sot është ndryshe.

Sot e gjithë Evropa, nga opinioni publik, duke përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar, dënon Donald Trumpin, dhe zbulon se fuqia më e madhe e botës, prej vitesh ka miratuar ligje, që i lejojnë të imponojë politikën e saj mbi shtetet e tjera, duke u ndaluar kompanive të tyre që të hyjnë në tregun amerikan, nëse guxojnë të bëjnë biznes me shtetet që Amerika dëshiron të bojkotojë.

Ky është në thelb një shantazh dhe tani që evropianët e kanë kuptuar këtë, kjo gjë ngjall një ndjenjë të bezdisshme në BE, duke ngritur disa pyetje dhe duke nxitur një vetëdijësim, manifestimi i parë i një nacionalizmi evropian, mbi të cilin u mbshtet Emmanuel Macron në fjalimin e tij në Aachen.

Përpara Angela Merkelit dhe liderëve të tjerë evropianë, Macron tha: “Nëse pranojmë se fuqitë e tjera, edhe nëse janë aleate, janë në pozitë për të vendosur strategjinë dhe sigurinë tonë diplomatike, atëherë humbasim sovranitetin tonë”. Duke përfituar nga një klimë e re, Macron mbështeti idenë e tij bazuar në “sovranitetin evropian”, në një Union që ekziston për të na mbrojtur dhe për të mbrojtur interesat dhe sovranitetin tonë.

Më 10 maj, presidenti francez e shndërroi krizën iraniane në një shembull të fortë, të nevojës për afirmimin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian. Duke përfituar nga arroganca e Trump, Macron ka ftuar Angela Merkelin dhe publikun gjerman që të “zgjohen”.

“Zgjohuni”, kjo është këshilla e Macron, sepse Franca ndryshon, sepse koha po kalon, sepse nuk është më koha që të vazhdojmë me paragjykimet e ndërsjella, por të harmonizohet eurozona dhe të ecim përpara me ata që duan, ndërkohë që të tjerët të vendosin të përshtaten. Përveç mbrojtjes së përbashkët, Gjermania nuk ishte e gatshme të pranonte ndryshime të mëdha, por me vendimin e tij të pamatur, Donald Trump e imponoi hapjen e një debati. /Bota.al

Forum arroganca e SHBA Bernard Guetta