Politike 9 Korrik 2022, 16:17

“Një person non grata nuk mund të ndryshojë kursin e politikës”, Balla: S’ mund të bjerë qeveria se mblidhen 7-8 mijë vetë

Shkruar nga Pamfleti
“Një person non grata nuk mund të ndryshojë kursin e

Pasi ka refuzuar ditën e djeshme të japë një koment për protestën, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka folur ditën e sotme nga selia e PS-së së Fierit mbi protestën e ish kryeministrit Berisha.

Ai tha se për socialistët Berisha është thjesht një “non grata” dhe qeveria nuk mund të ndryshojë asnjë kurs se e kërkon ai.

“Kjo protesta një parti e cila mbledh 8-7 mijë veta dhe tani thotë ndryshimi i kursit, të kujt? Të tyre, punë e tyre, për socialistët Berisha është vetëm një “non grata”. Keqardhje e madhe që në krye të partisë është në persona “non grata”. Në vendin më pro amerikan, në krye të PD është një “non grata” për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë”, ka thënë Balla.

Por nuk ka munguar as reagimi nga nënkryetar i PD-së Luçiano Boçi, i cili nga Elbasani ka thënë se Balla është një persona “non grata” në publik dhe se protesta ishte një sukses, duke sjellë një ribashkim të anëtarësisë së PD-së.

“Bashkimi është një proces që do kohen e tij, kalon përmes disa masave, siç ishte dhe protesta, protesta ishte shumë pozitive për bashkimin, anëtarësia ishte e bashkuar. shumica e deputetëve, me përjashtime të vogla ishin në protestë”, ka thënë Boçi.

Politike Balla Berisha Non-Grata Protesta