Aktualitet25 Dhjetor 2018, 21:15

Një problem i rëndë dhe një kërkesë ministrit Lleshi

Shkruar nga Pamfleti
Një problem i rëndë dhe një kërkesë ministrit

Një problem i rëndë dhe një kërkesë ministrit Lleshi

Fatkeqësisht u desh të ndodhte një ngjarje e rëndë në periferi të qytetit ku humbi jetën një 12-vjecar tragjikisht, që kjo situatë të shihet me sensibilitetin dhe seriozitetin e duhur.

Shkruan Pranvera Vatoci

 Tropoja është një vend i braktisur gjerësisht nga qytetarët ,por paradoksalisht numri i automjeteve që qarkullojnë është tepër i lartë për numrin e banorëve ekzistues. Në këtë situatë trafiku është jo vetëm i rënduar, por kaotik dhe aspak i monitoruar. Shkaqet janë të shumta profesionale dhe njerëzore. Por ajo që bie në sy është numri tejet i pamjaftueshëm i shërbimeve policore rrugore si dhe i atyre të patrullimit.

Fatkeqësisht u desh të ndodhte një ngjarje e rëndë në periferi të qytetit ku humbi jetën një 12-vjecar tragjikisht, që kjo situatë të shihet me sensibilitetin dhe seriozitetin e duhur. Është rasti për t’u falenderuar Ministri i Brendeshëm Sandër Lleshi i cili me një komunikim shumë serioz e kinsideron dhe premton për shërimin e kësaj situate në qytetin tonë malor. Tropojës i duhet urgjentisht shtimi dhe disiplinimi i efektiveve të qarkullimit rrugor dhe grupeve të gatshëme.

Kur flasim për disiplinim kam parasysh fenomenin e trashëguar të stacionimit në pika të ndryshme të këtyre efektiveve me synim kryesor kapjen në gabim dhe gjobitjen e drejtuesve dhe jo disiplinimin e trafikut në parametrat që dikton koha. Janë jo të pakta vonesat e ankesat e qytetarëve që përdorin rrugën Qafë-Morinë-Bajram Curri për policët e qarkullimit të cilët nuk janë të njohur ose injorojnë urdhëresat e fundit të Kryeministrit dhe Ministrit të cilat bëjnë fjalë pikërisht për këtë problem.

Ajo që vlen të theksohet është fakti i një situatë alarmi për kujdesin e munguar të qarkullimit nga drejtuesit dhe indiferentizmin e policisë. Qytetarët janë në panik nga Vipat e “mëdhenj” dhe femijët e tyre minoren të këtij qyteti të vogël, të cilët ecin me pakujdesje totale dhe nuk shqetësohen nga shërbimet e kontrollit të trafikut. Jam e sigurt se pas komunikimit dhe bërjes prezent të kësaj situate vrasëse të Ministrit Lleshi do të ketë një shtim e riorganizim të policisë rrugore në Tropojë.

Forum Sandër Lleshi