Aktualitet14 Janar 2019, 15:23

Një qeveri e gjitha për Edi Ramën, i cili është ministri i të gjitha ministrive

Shkruar nga Pamfleti
Një qeveri e gjitha për Edi Ramën, i cili është

Një qeveri e gjitha për Edi Ramën, i cili është ministri i të gjitha ministrive

Pse habiteni? Rama është ministri i të gjitha ministrive

Tani Edi Rama ka krijuar një qeveri për vete. Kjo është ajo që i duhet Edi Ramës , pasi brenda saj ka mjaftueshëm njerëz që mbajnë ngarkesën e e qeverisjes dhe janë mjaftueshëm fasadë. Pasi ai që realisht firmos dhe vulos është vetë shefi.

Ndaj vetëemrimi në krye të diplomacisë nuk është aspak një çudi. Tashmë dihet se qeveria është e gjitha e kryeministrit. Ndaj ai mund të bëjë çfarë t’i dojë qejfi i vet, duke u ekspozuar pa teklif në veset që mbart personi i tij.

Natyrisht që ka mjaft të zhgënjyer, por që as nuk munden dhe as që kanë ndërmend ta ngrejnë zërin. Dhe për aq kohë sa do të heshti,  Edi Rama do të vijojë “pashallëkun”.

Aktualitet Edi Rama