Aktualitet 9 Shkurt 2019, 09:31

Një rast me grip derri në Durrës, pacienti në reanimacionin e Kirurgjisë

Shkruar nga Pamfleti
Një rast me grip derri në Durrës, pacienti në reanimacionin

Një rast me grip derri në Durrës, pacienti në reanimacionin e Kirurgjisë

Identifikohet rasti i parë me virusin A1H1 në spitalin e Durrësit.

Bëhet fjalë për një pacient që ndodhet në këtë spital, një burrë rreth 60-vjecar që është prekur nga gripi i derrit, identifikuar si K. Beçka.

Mësohet se ai ndodhet prej tre ditësh ne repartin e Reanimacionit te Kirurgjise në spitalin e Durrësit.

Kujtojmë se ditët  e fundit janë hedhur dyshimet edhe për tre vdekjet e fundit, të cilat rezultuan se ishin nga girpi sezonal.

Në Vlorë pak ditë më parë u raportua se ishin tetë persona të prekur me AH1N1, njëri prej të cilëve fëmijë. Ndërkohë që në Tiranë në javën e fundit kanë ndërruar jetë katër persona, dy nga Elbasani, një nga Gramshi dhe një nga Lushnja.

Aktualitet gripi derrit pacienti nga Durrësi