alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Një realitet i ri në një rend të vjetër global

22/06/2022, 18:07
ne Forum
A A

Luftërat mund t’i zgjidhin problemet ekonomike siç bëri Lufta e Dytë Botërore për Shtetet e Bashkuara. Koalicioni ushtarak i ngritur kundër Kinës, nuk ka gjasa të nisë ndonjë luftë, ndërsa Pekini do të përballej me një koalicion të rrezikshëm nëse do ta fillonte vetë atë.


-Lexo edhe:

Korrupsioni mbretëron tek kandidatët e BE në Ballkanin Perëndimor

Analiza e CNN/ Si u bë Turqia e Erdoganit, “asi nën mëngë” i NATO-s

 

Nga George Friedman, Geopolitical Futures

 

Shtetet e Bashkuara deklaruan se do ta mbrojnë Tajvanin në rast se Kina do ta pushtojë. Edhe më interesant është fakti që të njëjtën gjë pohoi edhe Japonia, një vend që nuk ka ndërmarrë veprime ushtarake që nga viti 1945.

Kjo deklaratë e fortë nuk ndryshon shumë nga pikëpamja ushtarake, pasi raketat amerikane do të lëshoheshin kundër sulmit amfib të Kinës para se ai të mbërrinte në brigjet e Tajvanit. Prandaj Pekini flet shumë për pushtimin, por pa nisur sulmet. Megjithatë kjo e ndryshon në mënyrë dramatike mjedisin politik, raporton abcnews.al.

Jo më pak për shkak të pasojave të saj ekonomike. Uashingtoni dhe Tokio mburren se kanë jo vetëm dy nga ekonomitë më të mëdha në botë, por se janë klientët kryesorë të Kinës.

Situata ndërlikohet më tej nga një deklaratë e asaj që Uashingtoni e ka quajtur Korniza Ekonomike e Indo-Paqësorit, që me sa duket do të përfshijë Japoninë, Australinë, Zelandën e Re, Korenë e Jugut, Indinë, Singaporin, Malajzinë, Indonezinë, Vietnamin, Filipinet, Tajlandën dhe Brunein.

Nuk është e qartë se çfarë do të bëjë ky grupim, apo kur do ta bëjë. Por ajo që është e qartë është se ka shumë vende aziatike, të cilat janë të gatshme të marrin pjesë në një aleancë ekonomike të sponsorizuar kryesisht nga Shtetet e Bashkuara, me Japoninë si anëtaren e saj të parë.

Dhe ky nuk është një problem i vogël. Kina ka aktualisht probleme ekonomike, dhe presidenti Xi Jinping është në probleme bashkë me të. Mrekullia ekonomike kineze varet nga eksportet për të gjeneruar kapitalin vendas. Por për një sërë arsyesh, kërkesa për eksportet e saj po tkurret, dhe situata është rënduar nga probleme të tjera që e kanë destabilizuar sistemin financiar të Kinës.

India është e etur të zërë vendin e Kinës si eksportuesja kryesore në botë. Ndërkohë Malajzia, Indonezia, Vietnami, Filipinet dhe Tajlanda do të donin të merrnin një pjesë të këtij roli. Pra, nëse situata i jep ndonjërës prej tyre qasje të lirë ose më të lirë në tregjet amerikane dhe japoneze, Kina do të bëhet më pak konkurruese.

E megjithatë, origjina e problemit të Kinës ishte politike.

SHBA-ja ishte klientja e saj më e madhe (dhe ende është, por jo aq shumë), dhe kjo dëmtoi një pjesë të grupeve sociale në Shtetet e Bashkuara. Ish-presidenti Donald Trump vendosi tarifa për mallrat që tregtoheshin në SHBA, duke sinjalizuar një zhvendosje të SHBA-së dhe duke ndryshuar psikologjinë e brendshme të Kinës mbi eksportet e pakufizuara.

Në terma afatgjatë, kjo ishte një krizë besimi, e cila e dëmtoi sistemin financiar kinez, i bazuar kryesisht tek pronat e paluajtshme, të cilat duhet të stabilizohen me koston e  ristrukturimit ekonomik.

Nga ana tjetër kjo krijon një krizë politike, e cila çon ose në ngritjen e udheheqësve të rinj ose në më shumë shtypje nga të vjetrit. Kina ka aktualisht 2 “armë” të drejtuara drejt saj. Njëra është ushtria, e cila përfshin Dialogun Katërpalësh të Sigurisë midis Japonisë, Indisë, Australisë dhe Shteteve të Bashkuara (QUAD).

Tjetra është ekonomike, duke qenë një sfidë serioze për strategjinë kineze të eksporteve shumë kohë përpara se ajo të jetë gati të kalojë në konsumin e brendshëm.

Luftërat mund t’i zgjidhin problemet ekonomike siç bëri Lufta e Dytë Botërore për Shtetet e Bashkuara. Koalicioni ushtarak i ngritur kundër Kinës, nuk ka gjasa të nisë ndonjë luftë, ndërsa Pekini do të përballej me një koalicion të rrezikshëm nëse do ta fillonte vetë atë.

Dy “armët” mbështesin njëra-tjetrën. Kjo po ndodh në një kohë kur është ndezur lufta Rusi-Ukrainë. Rusia zgjodhi ta pushtonte Ukrainën me supozimin se kjo e fundit do të shkatërrohej. Kjo nuk ndodhi, kryesisht për shkak të dërgesave të shumta me armë të Perëndimit në mbështetje të Ukrainës, si dhe një goditje ekonomike ndaj Rusisë.

Tani kërcënimi ushtarak i Kinës, po përballet me një kundërvënie ushtarake gjithnjë e më të fuqishme. Po ashtu edhe Kina është gjithnjë e më e izoluar. Disa muaj më parë, ajo kishte krijuar një lloj aleance me Rusinë. Nuk ka qenë asnjëherë e qartë se si do të përfitonte nga kjo aleancë secili nga vendet, raporton abcnews.al.

Por tani për shkak të pushtimit të pasuksesshëm të Ukrainës nga Rusia, këtë nuk do ta dimë kurrë. Kina nuk ka luksin ta ndihmojë Rusinë politikisht ose ekonomikisht, dhe Rusia nuk e ka luksin ta ndihmojë Kinën ushtarakisht. Rezultati i gjithë kësaj situate është që SHBA-ja është rishfaqur si një hegjemon global, edhe pse në fakt nuk ishte zhdukur kurrë nga skena.

Rritja e Rusisë dhe Kinës e detyroi SHBA-në të rimerrte pozicionin që kishte pasur midis viteve 1945-1991. Por e njëjta rritje e ka bërë më të pambrojtur Moskën dhe Pekinin. SHBA-ja është e angazhuar me Rusinë dhe Kinën, dhe për atë që ia vlen, në Europë.

Kjo është diçka të cilën unë e parashikova në vitin 2009. Thashë se Rusia do ta sulmonte Ukrainën, edhe pse gabova për kohën e pushtimit, dhe mbi performancën e Rusisë në këtë sulm.

Unë parashikova gjithashtu që lufta do të çonte në një krizë të brendshme, dhe një krizë ekonomike në Kinë do të krijonte një krizë politike, duke e lënë SHBA-në si fuqinë de facto dominuese në botë.

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Forum

Korrupsioni mbretëron tek kandidatët e BE në Ballkanin Perëndimor

30/06/2022, 8:34
Forum

Analiza e CNN/ Si u bë Turqia e Erdoganit, “asi nën mëngë” i NATO-s

29/06/2022, 22:34
Protesta e 7 korrikut e Berishës dhe ‘tigri pa dhëmbë’ i politikës shqiptare
Forum

Protesta e 7 korrikut e Berishës dhe ‘tigri pa dhëmbë’ i politikës shqiptare

29/06/2022, 22:13
Si po hakmerret Berisha ndaj deputetëve që e refuzuan?
Forum

Si po hakmerret Berisha ndaj deputetëve që e refuzuan?

29/06/2022, 21:33
Forum

Po vjen ora e së vërtetës, të shpallim triumfin e revolucionit më 7 korrik se tani kemi Doktorin

29/06/2022, 19:24
Shuplakat opozitare që kanë qëlluar Berishën e Bashën, e s’i dëgjon njeri
Forum

Shuplakat opozitare që kanë qëlluar Berishën e Bashën, e s’i dëgjon njeri

29/06/2022, 18:51
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
"Një Këshill historik", Scholz: KE vendos për prespektivën evropiane të Ukrainës

"Ballkanin Perëndimor e duam dhe na duhet në BE"! Scholz mbështet fort integrimin e rajonit, mesazhi për Bullgarinë

Olta Xhaçka gati të humbë mandatin e deputetes, Këshilli i Rregullores mblidhet të premten; dy nenet që fundosin ministren

Lajmi i Dites

Rama e ka zgjedhur pasardhësin në PS: “Nuk ja lë partinë Ramiz Alisë”!

Rama e ka zgjedhur pasardhësin në PS: “Nuk ja lë partinë Ramiz Alisë”!

30/06/2022, 11:18

Lajmet e fundit

Duma shpërthen ndaj deputetëve të PS: Ju shqetësoheni vetëm për oligarkët, po favorizoni ndërtuesit që ulen në tavolinë me Ramën! 

30/06/2022, 12:05
Boris Johnson

Britania dërgon ekspertë ushtarakë në Ballkan, Johnson: Nuk do lejojmë që rajoni të bëhet shesh lojërash për Putinin

30/06/2022, 11:46

Edmond Spaho thumbon ministren e Financave: Ndrysho fjalim, 4 muaj me të njëjtat gjëra

30/06/2022, 11:40
KÇK/ Dy firmat e Grigor Jotit të “INFOSOFT” kanë vjedhur 4.5 milionë Euro TVSH me fatura false, gjykata bllokon dosjen

KÇK/ Dy firmat e Grigor Jotit të “INFOSOFT” kanë vjedhur 4.5 milionë Euro TVSH me fatura false, gjykata bllokon dosjen

30/06/2022, 11:34

Ministrja e Ramës tallet me shqiptarët: Kemi rritje ekonomike, pa Bordin e Transparencës çmimet do të ishin shumë të larta

30/06/2022, 11:31

Qeveria harron qytetarët e thjeshtë, u jep 6 miliardë lekë kompanive të ndërtimit kompensim

30/06/2022, 11:24

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In