Sport28 Korrik 2018, 15:10

Një rikthim i mundshëm i Balotellit në Serie A ? Ja kush skuadër e kërkon

Shkruar nga Pamfleti
Një rikthim i mundshëm i Balotellit në Serie A ? Ja kush

Mario Balotelli bëri nje sezon të disi të mirë me skuadrën e Nice në Ligue 1 në Francë, duke i mbushur mendjen edhe teknikut të Italisë, Roberto Mancini ta grumbullonte në disa ndeshje miqësore të “Axurrëve”. Balotelli nuk ka ndërmend të qëndrojë më të Nice, pasi kërkon të luajë në Serie A dhe që Mancini ta shohë më nga afër, duke i dhënë mundësinë e rikthimit të plotë në kombëtare.

Milani dhe Interi nuk po mendojnë që ta rikthejnë në skuadrën e tyre Balotellin, ndërsa Roma, Juventus dhe Napoli janë të mbingarkuar në repartin e sulmit. Një skuadër tjetër ka dalë në skenë për të marrë shërbimet e “SuperMario”, Parma.

 Klubi që sapo është kthyer në Serie A, edhe pse do të nisë kampionatin me pesë pikë më pak, si pasojë e çështjes “Calaio”, synon të bëjë një merkato cilësore, për të qenë kompetitive në elitën e futbollit italian. Verdhekuqtë janë gati të bëjnë një ofertë zyrtare drejt skuadrës franceze, Nice, që ka shërbimet e “SuperMario”. Sipas asaj që bën të ditur, “SportMediaset”, vetë Balotelli do të pranonte me kënaqësi rikthimin në Itali.

Sport Balotelli Parma Serie A