Sport 9 Shtator 2022, 16:33

Një tjetër Botëror në dimër? Greqia dhe 2 shtete arabike gati të hedhin kandidaturën për të pritur eventin më të madh futbollistik

Shkruar nga Pamfleti
Një tjetër Botëror në dimër? Greqia dhe 2 shtete

Një tjetër Botëror në dimër? Greqia dhe 2 shtete arabike gati të hedhin kandidaturën për të pritur eventin më të madh futbollistik

Një tjetër Botëror në dimër? “The Times” paralajmëron për atë që duket se do të shpallet në javët në vijim: Arabia Saudite, Egjipti dhe Greqia planifikojnë të paraqesin një kandidaturë të përbashkët për të pritur ngjarjen tjetër të madhe të Kupës së Botës në vitin 2030.

E njëjta Kupë Bote për të cilën, nga njëra anë garojnë: Argjentina, Kili, Uruguaji, Paraguaji; si dhe nga ana tjetër, Gadishulli Iberik: Spanja e Portugalia. Nëse kandidatura e parë do të fitonte, Kupa e Botës do të zhvillohej përsëri në dimër.

Ky është të paktën një lajm befasues, sepse, nëse do të ndodhte kështu do të ishte diçka e paprecedentë. Pra, Botërori 2030 do të luhej në tri kontinente të ndryshme dhe për më tepër, për faktin se Greqia i është bashkuar kandidaturës kur presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, deklaroi në pasazh se donte një propozim të vetëm evropian për ngjarjen e madhe të vitit 2030.

Dhe e gjithë kjo pa llogaritur se lideri slloven tashmë ka aplikuar për kandidaturën iberike. “Jam i sigurt se Botërori 2030 do të luhet në Spanjë dhe Portugali”, – tha Ceferin pak ditë më parë.

Sport Arabia Saudite Egjipti Greqia Kampionati Botëror 2030