Aktualitet21 Qershor 2018, 18:09

Një tjetër koncesion i ri 20 vjeçar, qeveria i jep privatit kontrollet e karburantave

Shkruar nga Pamfleti

Një tjetër koncesion i ri 20 vjeçar, qeveria i jep privatit kontrollet e karburantave

Një tjetër koncesion, apo siç njihen ndryshe PPP. Qeveria shqiptare ka miratuar një koncesion të ri në fushën e shpërndarjes së karburanteve. Pas markimit tyre, në duart e privatit pritet të kalojë edhe kolaudimi i pompave të karburanteve.

Aktualisht ky shërbim kryhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, një institucion në varësi të Ministrisë së Financave. Referuar vendimit të qeverisë, procedura e kolaudimit të pompave do t’i kalojë një kompanie private për një periudhe 20-vjeçare.

Në mbledhjen e së mërkurës qeveria i ka dhënë dhe një bonus prej 10 pikësh kompanisë Noa Control, e cila ka propozuar koncensionin në fjalë. Bonusi i jep avantazh në tender kompanisë që është vetofruar për të marrë përsipër kontrollin e pompave të karburanteve.

Noa Control është krijuar 3 vite me parë dhe sipas ekstraktit të qendrës kombëtare të biznesit është në pronësi të Gentian Sulës. Aktualisht, Drejtoria e Metrologjisë kolaudon dy herë në vit pompat në pikat e karburanteve për të kontrolluar peshën dhe disa elemente të sigurisë së karburanteve.(g.SH)

 

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet